Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij kinez Wang Yi të shtunën gjatë një samiti rajonal në Laos, disa orë pasi kritikoi veprimet e “përshkallëzuese dhe të paligjshme” të Pekinit në Detin e Kinës Jugore.
Blinken dhe Ëang shtrënguan duart dhe shkëmbyen përshëndetje para kamerave, por nuk bënë asnjë koment përpara se të kalonin në bisedimet me dyer të mbyllura në atë që do të jetë takimi i tyre i gjashtë që nga 23 qershori, kur Blinken vizitoi Pekinin në njëshenjë të rëndësishme përmirësimi të marrëdhëniet të tensionuara midis dy vendeve, raporton Reuters.
Ndonëse Blinken e kishte kritikuar Kinën për veprimet e saj kundër aleatit të mbrojtjes së SHBA-së, Filipineve në Detin e Kinës Jugore, gjatë një takimi me homologët e Azisë Juglindore më herët të shtunën, ai lavdëroi të dy vendet për diplomacinë e tyre pasi Manila përfundoi një mision të rifurnizimit të trupave në një zonë që Pekini e pretendon si të veten.
Prezenca e trupave filipinase në atë pjesë ka zemëruar për vite me radhë Kinën.
Të dy palët këtë javë arritën një marrëveshje mbi mënyrën se si të kryejnë ato misione rifurnizimi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co