Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken për herë të parë publikisht, kërkoi që Irani dhe Izraeli të shmangin çdo “përshkallëzim” që do të çonte në një konflikt më të gjerë të armatosur në Lindjen e Mesme.
“Nuk duhet të ketë përshkallëzim që do të çonte dikë në një konflikt të armatosur. Ne po bëjmë përpjekje intensive diplomatike, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, për ta parandaluar këtë dhe “i dërguam mesazhin drejtpërdrejt Iranit. Ne e morëm mesazhin direkt në Izrael”, këmbënguli kryediplomati amerikan gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së Lloyd Austin dhe homologët e tyre australianë.
“Z. Sinwar ishte dhe mbetet një vendimmarrës kyç në lidhje me përfundimin e një marrëveshjeje armëpushimi” në enklavën palestineze”, tha z. Blinken, pasi Hamasi njoftoi se kreu i saj në Gaza, Yahya Sinwar, u emërua lideri i ri i lëvizjes islamike.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co