Dhjetëra banorë nga Kruja dhe Fushë Kruja protestuan pasditen e të hënës në segmentin e ri të autostradës Thumanë-Kashar, për shkak të bllokimit të akset të vjetër, duke pamundësuar kështu aksesimin e kësaj zone.
Banorët u përplasën edhe me policinë, ndërsa uniformat blu përdorën sprajt djegës për shpërndarjen e protestuesve.
[embedded content]
Balkanëeb mëson se në orët e mbrëmjes policia ka nisur shoqërimin e banorëve që iu bashkuan tubimit në Thumanë.
Nuk dihet numri i saktë i personave të shoqëruar deri tani, por burime bëjnë të dije se qytetarë të shumtë janë shoqëruar në ambientet e komisaratit të Fushë Krujës.
Banorët e Krujës, Fushë Krujës dhe të zonës përreth kërkojnë rihapjen e aksit të vjetër rrugor Fushë Krujë-Thumanë dhe lidhjen e tij me autostradën Thumanë-Milot dhe Thumanë Kashar. Aktualisht banorëve iu duhet të udhëtojnë në drejtim të Rinasit për të kaluar më pas në autostradën Thumanë-Kashar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co