Komisioni Hetimor për PPP në shëndetësi është shoqëruar me debate mes kryetares, Albana Vokshi dhe deputetit të PS, Plarent Ndreca.
Në këtë komision këtë të martë ishte ish anëtari i komisionit të dhënies së koncesioneve, Genc Burazeri, i cili u pyet nga Albana Vokshi për procedurat e ndjekura
Vokshi: Në procesverbal shkruhet Komisioni u mblodh në filan datë u diskutua këto, poshtë janë firmat e anëtarëve. Këtu i keni të firmosura edhe kur nuk keni qenë…Unë e di që i keni hartuar sipas qejfit, por procesverbali nuk është ashtu
(Ndërhyn Plarent Ndreca)
Vokshi: Nuk ka nevojë ti thuash ti përgjigju ose mos u përgji. Boll mos ndërhy kot tani
Ndreca: Kjo është e palejueshme dhe kalon çdo kufij, nuk mund ti thuash ti dëshmitarit “e di unë si i keni bërë ato”. Ti je për të pyetur dëshmitarin dhe për të marrë përgjigje. Janë pyetje intimiduese.
Vokshi: Nuk ta kam dhënë fjalën, fjalën do e marrësh kur ta jap unë. Jam e qetë dhe po mundohem të kuptohet.
Ndreca: Fjalën me jap e drejta
Vokshi: Do ta marrësh kur ta jap unë për procedurë.
Ndreca: Pyetja juaj ishte e paligjshme, pyetja ishte intimiduese
Vokshi: Kush je ti që përcakton ligjin
Ndreca: Ne, shumica, unë gjithë kolegët këtu
Vokshi: Ore je në terezi ti, shumica përcakton ligjin?
Ndreca: Kush je ti, pyetjet tuaja janë intimiduese
Vokshi: Më lër dhe mos më ndërhy, boll o Plarent, të ka cuar ndonjëri mesazh ty
Ndreca: Nuk punoj me mesazhe une, ju punoni me mesazhe