Bomberat e 2024-s, listën e kryeson Shpendi/ Ja si janë shifrat e këtij viti

bomberat e 2024 s listen e kryeson shpendi ja si jane shifrat e ketij viti








































Goli është frymëmar rja për një sulmues dhe fatmirësisht gjatë vitit 2024 kemi shumë “bombera” shqiptarë të cilët luajnë në kampionate të ndryshme dhe normalisht koeficientin e vështirësisë nuk e kanë të njëjtë.

cesena-cristian-shpendi-credit-luigi-rega-ok

Dikush në Itali, Turqi apo Spanjë, përveç karrierës me klubin e tyre, të gjithë duan t’i tërheqin vëmendjen trajnerit Silvinjo, duke qenë se përpara janë edhe kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë në një vëzhgim të “Panorama Sport” rezulton se sulmuesi që ka tundur më shumë herë rrjetën gjatë vitit 2024, në aspektin kalendarik dhe jo në atë sezonal, është Kristian Shpendi.

Golashënuesi më i mirë në Serinë C gjatë sezonit të kaluar, Shpendi ka vijuar të shënojë rregullisht edhe këtë gjysmën e parë të kampionatit në Serinë B. Në total, lojtari i Çezenës dhe Shpresave në edicionin e fundit, ka realizuar 23 gola gjatë 2024-s. Vetëm 21-vjeç, Kristiani është në pritje të një ftese nga Silvinjo.

TOP 3

Pas Kristian Shpendit që udhëheq me 23 gola, në vendin e dytë nga sulmuesit shqiptarë që luajnë jashtë është Myrto Uzuni. Beratasi shënoi 6 gola në La Liga nga janari 2024 deri në fund të sezonit, ndërsa në këtë pjesë të parë të kampionatit në La Liga 2 me Granadën ka arritur të shënojë 14 gola, duke përmbledhur një shifër me 20 rrjeta për këtë vit. Podiumin e këtij vëzhgimi e mbyll Rei Manaj.

Sulmuesi 27-vjeçar ka festuar 18 herë gjithsej, 17 herë kanë qenë gola me Sivasporin dhe një me Kombëtaren shqiptare në miqësoret përpara Europianit. Nga janari i 2024-s dhe deri në maj, Manaj realizoi 13 gola. Megjithatë, dëshira e lushnjarit është që të transferohet në një kampionat më të fortë dhe diçka e tillë është shprehur nga vet ai në intervistën e fundit.

RENDITJA

Më poshtë pozicionohen dy sulmuesë kryesorë si Mirlind Daku dhe Armando Sadiku. Daku luan me Rubin Kazanin në Rusi dhe gjatë 2024-s ka tundur rrjetën 15 herë, (6 në sezonin e kaluar dhe 9 në këtë aktual). Pavarësisht moshës dhe largësisë me Shqipërinë, në Indi Armando Sadiku ka qënë protagonist me 14 gola gjatë këtij viti. Edhe pse anësor, Jasir Asani ka gjetur rrugën e rrjetës 12 herë mes kampionatit në Korenë e Jugut dhe ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare.

SHIFRAT

Poshtë tij janë Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi, të dy në kuotën e 9 golave dhe pas tyre renditet Taulant Seferi me një gol më pak. Po aq sa Seferi ka festuar edhe Nedim Bajrami që ka shënuar me Sasuolon, Rejnxhërsin dhe Kombëtaren. Listën e mbyllin Indrit Tuci dhe Arbër Hoxha me katër gola, ndërsa Armando Broja ka shënuar 2 herë dhe Marvin Çuni vetëm një herë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →