Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në mbledhjen e zhvilluar para fillimit të sezonit 2023-2024, ka vendosur të miratojë ndryshimin e shpërblimeve për ekipin fitues të Superiores, ndërsa ka menduar edhe për ato skuadra që pozicionohen në vendet 2, 3 dhe 4.
Në bazë të asaj që është parashikuar në rregulloren e aktivitetit, konfirmohet se përveç 100 milionë lekëve të vjetër në formën e një çeku bankar që ka marrë historikisht klubi kampion, tashmë do të ketë edhe bonuse për skuadrat e “Final 4”.
Respektivisht, vendi i parë do të marrë edhe 100 milionë lekë të vjetër shtesë, ndërsa vendi i dytë 70 milionë lekë të vjetër, vendi i tretë 50 milionë lekë të vjetër dhe vendi i katërt 20 milionë lekë të vjetër. Ndërkohë, shpërblimi për fituesin e Kupës së Shqipërisë ka mbetur në shifrën 50 milionë lekë të vjetër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co