Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, me anë të një shkrimi satirik, ka reaguar, për veprimet e ministres së Shtetit Bora Muzhaqi, e cila në Kongresin e PS-së, tha se do të jetë kujdestare e platformës “Deputeti që duam”.
Gjekmarkaj shprehet se Muzhaqi po gëzon famën e merituar dhe se tani është bërë më e heshtur. Sipas tij, Muzhaqi i ka vendosur në rresht deputetët socialistë. Gjekmarkaj tregon sesi deputetët Pandeli Majko, Damian Gjiknuri, Mimi Kodheli e Erion Braçe u pritën nga ministrja.
“Braçja po zinte bretkosa në Divjakë dhe poshte tek cv shenojë këtë fat kemi dhe ne në pjaten e Babos dhe rrjeten e Bores. Bora e mori si provokim dhe e nxorri jashtë. Ça ke mi , ça ke mi degjohej ankimi i Erit”, shkruan ndër të tjera Gjekmarkaj.
Shkrimi i plotë i deputetit të PD, Agron Gjekmarkaj:
Bora tanimë po gezon më në fund famen e merituar. Babo e ka vënë shefe të platformes “deputeti që duam”,dhe të atyre që nuk do, të caktojë kriteret, të mbledhe video e cv, të dhëna e lajme, ëndrra e vizione, derte e brënga, psheretima e lutje, qarje e të qeshura, romuze e këngë, thagma e maksima.
Ajo është bërë më e heshtur dhe rri siç ja kerkon sëra. Majde të marten Shalsi e cili e ka patur keshilltare ndaj është aq strategjik qerratai , i foli me mendjelehtësi e konfidencë por ajo me të drejtë nuk i dha të njohur dhe i ndënji rëndë. Ai u zverdh e u mpak u bë si limon i harruar në degë.
Mamicushi Tao se do bëjë punen e Mamices ndaj mesohuni me këtë togfjalësh hoqi dori nga e folura kur pa se ç’ndodhi, boll gjëma kam patur keto ditë mendoi. Qortimi i saj do të ishte shumë më i rëndë se degdisjet e Babos që e ktheu të bëjë gaveten. Çudira e lajme kontraditore po vinë nga çdo anë.
Majko paskësh bërë një video , me fustanellë veshur duke kenduar një këngë partizane “në ato maja rripa rripa , zbrit nga kali se të mbyta” madje dhe cv-në e kishte nomatisur me shkrim dore që të dukej origjinal. Bora kishte kafshuar buzen. “Je dobet i kishte thënë, kendon shkel e shko pa pathos,ke aluzione të dëmshme, shko puno me veten dhe kënga të jetë nga aktualiteti me temë tunelin e Llogarasë”.
Mimi di Puccini e kishte ndarë në tre pjesë regjistrimin “një pasazh nga Ferri i Dantes, një virtuozitet me qemane dhe një gatim allafrënga makaronash si dhe një prezantim të vetes jam kjo e jam ajo”.
Bora kishte humbur durimin, ja kishte kthyer mrapsht “ merr “Kurbanin,” ç’janë keto rrangalla, mos na e ço kohen dëm, jo Rilindja europiane jo gjepura me bisht, mos më bëj të të akuzoj për mosmirnjohje”. Mimia kishte replikur duke i rrefyer se me atë po punon Ciu por ajo hazerxhevap “aty ka lëndë të parë per të gjithë pa rënë në perseritje’. Kodheli kishte ikur e mpirë dhe kokëulur.
Toni kishte provuar me interpretimin e Ungjillit sipas Lukes. Këtu Bora ishte nxehur dhe me hakerrim i kishte bërë me dije nëse do bësh prokopi analizo fjalimin e Mamices kur u bë Kryetare dhe gjej për kë e ka patur atë kafe e ujë për opoziten eja ketu ta recitosh , dhe ik nashi”. Qielli i errej këmbet i dridheshin. Zoti nuk po e shihte.
Damua shkoi me sportivitet si pas palestre “ ja i tha kam bërë diçka të veçantë , vrap 100 meter për të demostruar , shpejtësi, ritem, qellim e cak”. Leri more dokrrat ju kthye Bora le ta shohim. Pa shkuar në gjysem e fiku. Me kaq shpejtësi djalo s’ke gjë në terezi , kaq vrapon dhe Baftua. Nuk ta mbush syrin ti.
Tezja kishte filmuar një valle libohovite, një iso me Termenë dhe një dolli me putir në një lendinë. Ishte e sigurtë që kishte qelluar në shënjë por Bora e zhgenjeu. “Nuk ka pasion , as ritem, nuk tundet dheu dhe oshetijnë zabelet, ka monotoni , shko perserite, pastaj po bini të gjithë në folklorizem”! Murretimi i Tezes u bë re.
Çuçi kishte realizuar një spot duke bërë not dhe e mbyllte me nënshkrimin në zyren e zhveshur që i la Ermua “ne lahemi në detin e Babos , perpjekja ka rëndesi jo komoditeti”. Këtu Bora u vu në mendime. Do ta shoh prapë më vonë i tha kij besim.
Anila Denaj e kishte çuar kameren në një vathë me dhen dhe ajo e ulur në shtrungë i milte, një nga një, qumshtin e kullonte, e zinte djath, e bënte kos e gjizë, gjalp e ajkë ! Herë pas herë blegerinte vete që gjëja e gjallë ti afrohej natyrshem”. Këtë bukolizem e thjeshtësi Bora e vlersoi me plus.
Klosi ishte veshur si bari me brucë të zezë kraheve , me qeleshe dhe një kerrabë rrethuar me dele në një monopat ku I binte fyellit . Në vend të cv-së shkruante kjo na pret nëse Babo na vë vizen. Edhe këtë Bora e mori seriozisht.
Braçja po zinte bretkoca në Divjakë dhe poshte tek cv shenojë këtë fat kemi dhe ne në pjaten e Babos dhe rrjeten e Bores. Bora e mori si provokim dhe e nxorri jashtë.Ça ke mi , ça ke mi degjohej ankimi i Erit.
Ismet Beqiri i cili në fillim e kishte marrë me neglizhencë por nurseslleku i Bores e kishte ndihmuar shumë për reflektim. Ai kishte rjepur një cjap varur në një frasher dhe tek letra e rekomandimit zoografiste më mirë të na rjepë Babo me doren e vet sesa të bëhemi si Ditmiri.
Kjo thjeshtësi njerzore e preku Boren madje i bëri dhe një kafe.
Dilos perseri nuk i shkoi mbarë! Nuk me pelqen ti i tha , je shumë i kuq në fytyrë, shko abronxohu pastaj shohim e bëjmë.
Çyrbes po ashtu , kaq ezmer ske ku shkon, ik zbardhu. Po ti shiko performacen i tha Jurgysi me zë të mekur . Ajo jo jo fshati që duket nuk do kallauz.
Bujari i Lushnjes kishte imituar Tahir Baçoven duke zbutur një arushë teksa Blerina i binte dajres. Ata ndanin mendimin se çdo urdher i Babos duhet pritur me ritmin e arushes.
Arben Pellumbi i bindur që pas prezantimit që i bëri ‘Kronika’ heren tjeter do e gjente deren hapur tek Bora shkoi atje duke vershellyer. Jam Arben Pellumbi i tha , qofsh shendosh ja kthen, ku e kam degjuar këtë emer? Arbeni u pre pak në fytyrë po se dha veten, jam djali i Servet Pellumbit i tha…. ! A poooo i tha Bora e njoh ka qënë futbollist i kombetares, sulmues, ti do jesh bërë portier , kemi nevojë per njerez që na mbrojnë porten …eja!
Etilda nuk e ka dorezuar ënde por mendonte të shfaqej në një punishte bletesh , me devizen në jemi bletet punetore në kosheren e Babos mjaltin e ha populli !
Platforma ngjan me kombinatin “Çeliku i Partisë’ në Bradashesh , punohet natë e ditë, del tym e flakë. Në vazhdim do ju mbajmë të informuar gjatë gjithë Gushtit. Na e bëni hallall se per sot kaq informacion patem.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co