Shefi i politikës së jashtme evropiane Josep Borrell ka thënë se konflikti në Lindjen ne Mesme është pranë zgjerimit, në zonën e Libanit.
Deklarata e tillë vjen vetëm pak ditë pasi grupi Hezbollah kërcënoi Qipron në rast të ndihmesës së Izraelit.
“Rreziku që kjo luftë të prekë jugun e Libanit dhe të përhapet është çdo ditë më e madhe. Jemi në prag të zgjerimit të luftës”, u tha Borrell gazetarëve përpara një takimi të ministrave të jashtëm në Luksemburg.
Shefi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, javën e kaluar kërcënoi se do të sulmojë shtetin anëtar të BE-së, duke paralajmëruar qeverinë e Qipros që të mos hapë aeroportet dhe bazat e saj ndaj Izraelit.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co