Bota Sport

Borxhet/ Visar Bekaj dhe Tirana, në “luftë” për mijëra euro. Ja prapaskenat

borxhet visar bekaj dhe tirana ne lufte per mijera euro ja prapaskenat




































Visar Bekaj dhe Tirana u ndanë menjëherë pas humbjes së titullit kampion të sezonit 2022-2023. Portieri u dënua shumë, për gjestet antisportive në fund të sfidës me Bylisin, dhe më pas ai u largua nga bardheblutë, duke firmosur në Turqi.

VISAR-BEKAJ-1

Gjithsesi,emri i tij është kthyer sërish te bardheblutë. Prej kohësh portieri dhe klubi janë në një luftë të vogël për të kaluarën. Gardiani ka hedhur në gjyq bardheblutë dhe kërkon një shumë që kalon 50 mijë eurot. Një situatë e përsëritur te Tirana. Të shohim sesi do të shkojnë gjërat. Në fakt, Tirana ende nuk ka të zgjedhur edhe çështjen e Liridon Latifit. Futbollisti kërkon të largohet nga bardheblutë, ndërsa klubi Tirana kërkon që lojtari të respektojë kontratën ose të paguajë dëmshpërblim për këtë prishje parakohe të marrëveshjes.

Palët kanë diskutuar gjerë e gjatë, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe rruga e vetme është gjyqi. Në fakt, lojtari ka çuar klubin në gjyq dhe pritet që Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve të japë vendimin e saj për çështjen, nëse do t’i japë të drejtë Latifit apo ekipi të Tiranës. Lojtari dhe klubi nuk janë ndarë ende zyrtarisht. Futbollisti është ende nën kontratë me bardheblutë, por jo në planet e klubit. Edhe futbollisti dëshiron të shohë veten diku tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts