Bota Shqiperia Sport

Botërori 2026, një shans vjen për Shqipërinë edhe nga Liga e Kombeve. Silvinjo mbetet “peng”

boterori 2026 nje shans vjen per shqiperine edhe nga liga e kombeve silvinjo mbetet peng



































Dikur ishin ndeshje miqësore, por tashmë llogaritë bëhen edhe në Ligën e Kombeve. Turneu më i ri i UEFA-s në rend kombëtaresh, do të nisë këtë edicion në muajin shtator dhe ndeshjet në grupe do të përfundojnë në nëntor.

shqiperia kombetarja

Për tre muaj, Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë 6 ndeshje, teksa rivalët janë Çekia, Ukraina dhe Gjeorgjia. Përpos kësaj, Liga e Kombeve është një tjetër rrugë për të mbërritur në Botërorin e 2026. Nëse nga kualifikueset në Botëror do të shkojnë direkt 12 vendet e para të grupeve, 12 vendet e dyta do të shkojnë në “play off” dhe këtyre do t’u bashkohen edhe 4 skuadra nga Liga e Kombeve. Por, cilat do të jenë këto ekipe?

Liga e Kombeve ka gjithsej katër liga (A, B, C, D) dhe në bazë të paraqitjeve në grup, do të ketë një renditje të përgjithshme të të gjitha ligave dhe kështu nëse Kombëtarja shqiptare do të dalë e para në grup, shanset për të kapur “play off”-in e Botërorit janë shumë të mëdha sepse ngjitet lart në renditje. Një arritje e tillë do të sillte edhe diçka interesante.

Kontrata e Silvinjos dhe stafin teknik përfundon në dhjetor të vitit 2025, ndërsa objektivi është kualifikimi në Botëror me ndeshjet që përfundojnë në nëntor 2025. Nëse ky objektiv nuk arrihet, trajneri mund të mos vazhdojë të drejtojë Shqipërinë, por ka një skenar që pikërisht vjen nga Liga e Kombeve që mund të mbajë “peng” brazilianin edhe për disa muaj.

sadsdsdsdsdsd

Faza “play off” e kualifikueseve të Botërorit luhet në mars 2026, pak muaj përpara nisjes së turneut dhe nga ana tjetër Silvinjos i përfundon kontrata në dhjetor 2025 dhe nëse kuqezinjtë arrijnë deri në atë fazë, FSHF-ja dhe trajneri mund të shkojnë drejt një zgjatje tjetër të kontratës. Rrugëtimi i Kombëtares do të fillojë më 7 qershor, aty ku në Pragë do të përballet me Ukrainë, me këta të fundit që vijojnë t’i luajnë ndeshjet në fushë neutral. Ndërkohë, tri ditë më vonë do të presë Gjeorgjinë në Tiranë.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts