Bozdo: Protesta e 11 korrikut një paralajmërim, kërkojmë qeveri teknike

bozdo protesta e 11 korrikut nje paralajmerim kerkojme qeveri teknike
bozdo protesta e 11 korrikut nje paralajmerim kerkojme qeveri teknike

Enno Bozdo, anëtar i Kryesisë së PD-së, tha në “Open” në News24 se protesta e 11 korrikut do të kërkojë përveç lirimin e liderit të opozitës, Sali Berisha, edhe një qeveri teknike që do të çojë vendin drejt zgjedhjeve të 2025.

Bozdo tha se Edi Rama dhe kjo qeveri që kemi nuk mund të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Ne do e detyrojmë Edi Ramën, por duhet të bindim faktorin ndërkombëtar dhe shqiptarët. Kjo është protesta e parë, është një paralajmërim për atë se çfarë kërkon opozita”, tha Bozdo.

Sipas tij, qeveri teknike nuk është as shpërndarje parlamenti dhe as që Edi Rama të vijojë të mbajë postin e Kryeministrit. “Kemi kërkuar dhe kërkojmë një qeveri teknike. Në 11 korrik do të jemi në shesh, pastaj në 11 tjetër do të jemi sërisht në shesh e kështu me rradhë”, tha Bozdo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →