Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e Grupit në selinë blu, ku pritet të merren vendimet rreth qëndrimit të tyre në Komisione e Kuvend, pas burgosjes së Ervin Salianjit.
Paloka, në një konferencë për mediat, u shpreh se mbledhja e Grupit të PD-së do të zhvillohet në orën 15:00.
Deputeti demokrat u shpreh se vendimet në lidhje me qëndrimin në Komisione edhe marrëdhënien me Parlamentin do të merren gjatë takimit.
“Lidhur me atë që unë dhe kolegia ime Tabaku morën pjesë në Komision, ndryshe nga kolegët e tjerë që nuk do të jenë pjesë e Komisioneve derisa grupi të marrë sot vendimin për sjelljen tonë me Parlamentin.
Lidhur me çështjen e integrimit dhe domosdoshmërinë për të paraqitur para shqiptarëve qëndrimin e PD-së. Vendimet e tjera do të merren në mbledhjen e Grupit në orën 15:00. Edhe për qëndrimin në Komisione edhe marrëdhënien që do të kemi sot e tutje me këtë Parlament”, tha Paloka.