Brejtësit gllabërojnë sasinë e kanabisit të ruajtur në Departamentin e Policisë së New Orleans

brejtesit gllaberojne sasine e kanabisit te ruajtur ne departamentin e policise se new orleans
brejtesit gllaberojne sasine e kanabisit te ruajtur ne departamentin e policise se new orleans

Brejtësit po gllabërojnë sasinë e kanabisit të mbyllur me çelës në dhomën ku grumbullohen provat e Departamentit të Policisë së Nju Orleans, njoftuan sot zyrtarët, sipas “New York Post”.

“Minjtë po hanë marihuanën tonë”, i tha kryeinspektorja Anne Kirkpatrick Komitetit të Drejtësisë Penale të Këshillit Bashkiak.

“Ata janë të gjithë nën efektin e kanabisit”, shtoi ajo.

Raporti befasues i Kirkpatrick erdhi ndërsa ajo u kërkoi këshilltarëve të qytetit të financonin një shtëpi të re për forcën policore “Big Easy”.

Ajo tha se selia aktuale e policisë, e ndërtuar në vitin 1968, nuk ishte e përshtatshme për një forcë moderne, pasi ashensorët ishin të prishur, pa ajër të kondicionuar dhe oficerët ishin të detyruar të punonin mes mbetjeve të minjve të shpërndara në tavolinat e tyre.

Problemet në selinë e policisë dukej se kishin lindur si pasojë e uraganit “Katrina” që shkatërroi qytetin në vitin 2005.

Anëtari i Këshillit, Oliver Thomas, i cili kryeson Komitetin e Drejtësisë Penale tha se ishte “i befasuar” nga lajmet për minjtë që hanë marihuanë.

Thomas dhe anëtarët e tjerë të Këshillit vendosën të miratojnë vendimin për t’i dhënë me qira Departamentit të Policisë një ndërtese në qendër të qytetit për 10 vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →