Bota

“Brenda javës që vjen duhet ta çojmë në Gjykatë Kushtetuese”- Mandati i Olta Xhaçkës, Gazment Bardhi-mazhorancës: Me vjen mirë që keni reflektuar! Çështja të shqyrtohet në themel

brenda javes qe vjen duhet ta cojme ne gjykate kushtetuese mandati i olta xhackes gazment bardhi mazhorances me vjen mire qe keni reflektuar ceshtja te shqyrtohet ne themel





































Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se brenda javës që vjen mocion për mandatin e Olta Xhaçkës duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese, që siç tha ai duhet të shqyrtohet në themel.

bardhi

Në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Bardhi përgëzoi mazhorancës që kanë reflektuar për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi tha se Kuvendi është i detyruar edhe në dispozitivin e Gjykatës Kushtetuese, që të detyrojë Parlamentin të sjellë mocionin që të ushtrojë detyrimet kushtetuese.

“GJK në vendimin 55 të vitit 2024 ka konstatuar se një mazhorancë ka vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të GJK. Në rastin konkret  me vendimin 1 të 2023 GJK ka dhënë identik të njëjtin vendim por me një vendimmarrje politike të paprecedentë në historinë e Kuvendit ju shpallët pavarësinë ndaj vendimeve të GJK.

Unë uroj që në këtë pjesë të mbetur të legjislaturës uroj që të merrni sa më pak vendime antikushtetuetuese.  Të gjitha veprime që shkojnë kundër bashkëjetesës në Kuvend.

E vërteta është që kjo çështje ka nisur diskutimin në qershor 2022. Jemi më shumë se dy vite me vonesë për të zbatuar një dispozitë të Kuvendit.

Kolegia juaj është kapur në flagrancë përmes përfitimit të pasurive publike. Kjo përben një shkelje të rëndë të Kushtetutës që duhet të shqyrtohet në themel nga GJK.

Ju  po i jepni mesazhin më të gabuar drejtësisë se nëse merr vendime pa leje nga Edi Rama ato nuk do zbatohen. Këtë keni bërë deri më sot.

Në frymën e reflektimit tuaj që vendimet e GJK zbatohen, rruga e vetme që kuvendi të zbatohet janë 4 rekomandimet që i paraqesim kryetares së Kuvendit.

Keni detyrimin për të votuar pro vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe ne duhet të dërgojmë brenda javës që vjen në Gjykatën Kushtetuese mocionin e 1/10. Gjykata ta shqyrtojë në themel çështjen dhe të vlerësojë nëse është apo jo në papajtueshmëri”, tha Bardhi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts