Sport

Brighton rikthehet te suksesi, goleadë ndaj Sheffield United

brighton rikthehet te suksesi goleade ndaj sheffield united
brighton rikthehet te suksesi goleade ndaj sheffield united

Brighton është rikthyer te fitorja në kampionat. Të besuarit e De Zerbit mundën pastër 0-5 Sheffield United, në sfidën e luajtur këtë pasdite.

Holgate komplikoi shumë llogaritë për Sheffield, pasi la skuadrën me një lojtar më pak në minutën e 13-të. Në superioritet numerik, mysafirët nga Brighton realizuan dy herë në pjesën e parë me Buonanotte dhe Welbeck. Në pjesën e dytë, një autogol i Robinson thelloi shifrat, ndërsa Adingra shënoi dy herë,

Brighton renditet në vendin e shtatë dhe synon një vend që të dërgon në Europë. Sheffield mbyll klasifikimin dhe objektivi mbijetesë sa vjen e vështirësohet.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts