Britania dënoi të hënën sulmet me raketa dhe dronë të Rusisë në infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën , duke i quajtur sulmet një “shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”.
“Këto sulme janë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë,” tha Sekretari i Jashtëm David Lammy në X.
Ukraina tha më herët se 15 rajone u prekën nga sulmet ruse që synonin infrastrukturën energjetike të vendit.
Lammy tha gjithashtu se ishte thellësisht i pikëlluar kur mësoi për vdekjen e Ryan Evans të Reuters, pas sulmeve të së shtunës në Kramatorsk nga forcat ruse.
Evans, 38 vjeç, ishte një ish-ushtar britanik që ofronte sigurinë për gazetarët e Reuters. Ai ishte në mesin e të vrarëve në sulm.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nisi një sulm në mëngjes në “objektet kritike të infrastrukturës energjetike që mbështesin funksionimin e kompleksit ushtarak-industrial të Ukrainës”.
“Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën,” vuri në dukje deklarata
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co