Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy paralajmëroi se vazhdimi i tensioneve në rritje në kufirin mes Izraelit dhe Libanit “bart rrezikun që të shkaktojë pasoja edhe më shkatërruese”, transmeton Anadolu.
Në një postim nga X, Lammy tha se ka shqetësim të thellë nga humbjet civile që ndodhin si pasojë e sulmeve raketore dhe ajrore në Liban dhe Izrael.
“Përshkallëzimi bart rrezikun që të shkaktojë pasoja edhe më shkatërruese”, tha ai.
Duke vënë në dukje se përsërit thirrjen e tij kundër Izraelit dhe Hezbollahut për armëpushim të menjëhershëm, Lammy nënvizoi se këtë do ta theksojë në takimet që do të zhvillojë me ministrat e vendeve të G7.
Në sulmet e Izraelit në Liban kanë humbur jetën 492 persona
Ushtria izraelite që nga mëngjesi i djeshëm ka kryer qindra sulme ajrore në qytetet jugore të Libanit si dhe në rajonet Beqaa dhe Baalbek.
Ministria libaneze e Shëndetësisë ka njoftuar se në sulme kanë humbur jetën 492 persona, përfshirë 35 fëmijë dhe 58 gra dhe se janë plagosur 1.645 të tjerë.
Ndërkohë nga rajonet jugore të vendit vazhdon vala e migrimit drejt kryeqytetit Bejrut dhe rajoneve veriore.
Ministria libaneze e Arsimit njoftoi se mësimi është pezulluar në të gjithë vendin ndërsa Ministria e Brendshme njoftoi se shkollat në jug të vendit janë hapur për të akomoduar qytetarët e zhvendosur si rezultat i sulmeve izraelite.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co