Britney Spears, pa qerpikë dhe vetulla si pasojë e shpërthimit të një zjarri

britney spears pa qerpike dhe vetulla si pasoje e shperthimit te nje zjarri

Britney Spears mbeti pa qerpikë dhe vetulla kur zjarri papritmas i shpërtheu në fytyrë.

Këngëtarja e “Toxic”, 42-vjeçare, u ka treguar ndjekësve të saj në Instagram se incidenti potencialisht vdekjeprurës ndodhi gjashtë muaj më parë.

Ajo u tha 42 milionë ndjekësve të saj në një videoklip, në të cilin foli me një theks britanik: “Isha në dhomën time, ndeza zjarrin dhe krejt papritur më shpërtheu në fytyrë”.

Spears shtoi se oxhaku i saj “e kishte bërë këtë më parë”, dhe ajo zakonisht merr sigurinë e saj që “të hyjë dhe ta ndezë për të”.

“Por këtë herë, më është hedhur në fytyrë … m’i hoqi të gjithë qerpikët e vetullat”.

Spears tregoi gjithashtu se si kishte frikë se kishte djegie të shkallës së dytë ose të tretë dhe mendonte se do t’i duhej “të shkonte në dhomën e urgjencës” pasi “fytyra e saj ishte si në zjarr”.

“Ishte dhimbje të të prekte diçka. Kjo ndodhi për gjashtë apo shtatë orë”.

“Dhimbja nuk u largua kurrë. Ishte kaq, kaq, kaq e keqe”, shtoi mes tjerash ylli i popit.

Britney tha se i është dashur të merrte paracetamol për të fjetur, duke shtuar: “Po, ishte vërtet keq”.

Screenshot 23
Screenshot 23
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →