Pas dëmtimit të rëndë, Armando Broja nuk po arrin të gjejë hapësira, madje janë zvogëluar akoma më shumë pas kalimit të tij te Fulham. Ky huazim rezultoi një dështim i madh duke bërë që sulmuesi kuqezi në përfundim të këtij sezoni të rikthehet te Chelsea, kjo ishte e parashikuar edhe në kontratë. Për fat të mirë, për Brojën ka ende shumë admirues, mbi të gjitha në Premier Ligë.
Është e qarta që Chelsea po bën plane pa Brojën në skuadër, për këtë arsye është nxjerr në shitje. Pengesa e vetme për klubet e interesuara është kërkesa e lartë e Chelsea-t, me blutë që e vlerësojnë kartonin e tij me 50 milionë paund.
Sipas ekspertit të merkatos, Fabrizio Romano, Wolves është një nga skuadrat e interesuara për kartonin e sulmuesit kuqezi. “Ujqërit” do të kërkojnë një qendërsulmues në verë dhe profili i Brojës i përshtatet shumë, por gjithçka mbetet në dorë të klubin londinez, nëse nuk ulin pretendimet e tyre, është e vështirë që Broja të largohet nga Chelsea me titull definitiv.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co