“Broja në 100% do futej në portë me gjithë mbrojtës”, Fakaj analizon Shqipërinë: Më irriton që thonë se bëmë ndeshje të mirë, gabuam pa fund

broja ne 100 do futej ne porte me gjithe mbrojtes fakaj analizon shqiperine me irriton qe thone se beme ndeshje te mire gabuam pa fund
broja ne 100 do futej ne porte me gjithe mbrojtes fakaj analizon shqiperine me irriton qe thone se beme ndeshje te mire gabuam pa fund

Ervin Fakaj mendon se Shqipëria ka dhënë disa sinjale përmirësimi në ndeshjen ndaj Suedisë, por ka ende shumë gjëra për të rregulluar. Sipas tij, Broja tani është më i avantazhuar se Manaj sepse bën repart i vetëm, siç e tregoi sot edhe pse nuk është në maksimumin e tij.

“Sigurisht pati shenja pozitive krahasuar me ndeshje e kaluar. Por sigurisht që pastaj në total, shohim të përsëritet sot që përpos disa sinjaleve të mira që patën, kishte shumë gabime individuale, nga të cilat si rrjedhojë edhe u rrezikuam. Po të shohësh në total, gabuam. Shumica e rrezikshmërisë na erdhi nga gabimet tona në zona shumë të rrezikshme.

Filluam një ndeshje sot pak të stepur nga ndeshja e para tre ditëve që kishte efektin e vet. Me kalimin e minutave filluam ta rritim lojën me disa veprime individuale të Brojës, i cili për hir të se vërtetës tregoi potencialin e tij. Nuk është në maksimumin e vet, jemi të qartë të gjithë. Sigurisht edhe kur nuk është në maksimum, ka mundësi të bëjë gjëra, por i duhet që të ketë minuta në këmbë që të na ndihmojë në Europian. U pa qartë që nga minuta e 60 bateria i mbaroi dhe është normale që me pak kohë aktivizim është e pamundur të bësh 90 minuta pa luajtur rregullisht me ekipin tënd. Ky do jetë problemi deri në fund dhe shpresoj që të ndryshojë diçka në aspektin individual e të këtë minuta.

Për më tej, në pjesën e dytë patëm më tepër mundësi, sigurisht edhe në pjesën e dytë na ndoqen gabimet individuale. Po ta shohësh edhe golin ashtu e pësuam. Më shqetëson pak situata e Asllanit në të dy ndeshjet, nuk ka zhvilluar ndeshje të mira, nuk ka qenë ai i eliminatoreve. Te goli sot nëse do kishte sulmuar topin… E la të lirë të bëjë një kros dhe në ato pozita besoj që sulmuesi është i avantazhuar.

Në ditët e sotme futbolli është shumë i studiuar. Të gjithë e dinë që ne kemi atë si meritë, 2-3 lojtarë që godasin.

Ajo që më bëri përshtypje te të gjitha intervistat që thonë çunat kemi bërë ndeshje të shkëlqyer, mua më irriton. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pothuajse të gjithë e thanë. Ne kemi dhënë disa sinjale në krahasim me ndeshjen e shkuar, por nuk mund të thuash ashtu. Për më tepër që kanë eksperiencë në nivele të larta, shohin e kanë parë shumë. Është e pamundur. Kjo ndeshje pati sinjale, por edhe shumë gabime, gabime pa fund. Por nuk mund të dalësh e të thuash, se nuk ka lidhje. Të jemi pak më koshient me gjërat që ndodhin se nëse nuk kupton atë qe je duke e bërë është e vështirë ta përmirësosh. Nëse thonë që janë mirë, atëherë mbaroi, pse ta diskutojmë.

Sulmi? Broja i krijon situatat edhe vete, Manaj nuk i bën kurrë në jetë ato. Broja mund t’i bëjë në marrje, në vrapime, mund të kalojë një kundërshtar e dy, të bëjë 50 metra sprint e arrijë te porta. Ai nuk është ende 100% se po të ishte, me gjithë lojtar e portier do shkonte në portë te ai rasti ku u rrëzua.

Varet edhe cilin preferon trajneri dhe zgjedh. Një si Broja në kulmin e vet, unë kam përshtypjen që e ndihmon shumë skuadrën se bën repartin vetë. Sigurisht që mund ta jesh mangët, nuk bën punën e Cikalleshit në aspektin mbrojtës se ai është kafshë e vërtetë, 90 minuta nuk e lë mbrojtësin për asnjë sekondë të qetë. Por kur i vjen topi, Broja është i avancuar se ka force, e e ka ekskluzivitet i vetëm repartin përpara”, tha Fakaj për “SuperSport” pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →