Lobistët e kompanisë ‘’Amazon’’ nuk mund të hyjnë më në Parlamentin Evropian.
Masa erdhi pas kërkesës të deputetëve të Komisionit për Punësimin dhe Çështjet Sociale (Empl), si pasojë e refuzimeve të përsëritura të gjigantit amerikan të teknologjisë së lartë për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore për kushtet e punës të punonjësve të saj në BE.
Në fund të vitit të kaluar kompania anuloi gjithashtu një vizitë të planifikuar të eurodeputetëve në zyrat e saj në Gjermani dhe Poloni.
Pas një letre të Empl drejtuar presidentes së Parlamentit Evropian Roberta Metsola, Konferenca e Kryetarëve të Parlamentit vendosi t’i referojë vendimin përfaqësuesve të Amazon duke u hequr mundësinë për të hyrë në ndërtesat e Parlamentit Evropian.
“Procesi vendimmarrës i BE-së nuk është në shitje. Ne përgëzojmë Parlamentin Evropian dhe Kolegjin e Kuestorëve për qëndrimin në favor të demokracisë. Amazon refuzon t’i përgjigjet Parlamentit të BE-së dhe është e drejtë që të hiqet aksesi. Ne kërkojmë që ky vendim të zbatohet për të gjithë lobistët e Amazon, përfshirë konsulentët e saj’’, thuhet në shënimin e tyre.
Brukseli ka numrin më të madh të lobistëve të korporatave nga çdo qytet në Evropë, i dyti vetëm pas Uashingtonit në nivel global.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co