BSH dhe integrimi i vendit

bsh dhe integrimi i vendit








































NGA FATOS ÇOÇOLI fatoscocoli

Si drejtuese e sistemit tonĂ« bankar, autoritet monetar, mbikĂ«qyrĂ«s dhe rregullator, Banka e ShqipĂ«risĂ« ka njĂ« rol parĂ«sor nĂ« bisedimet e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« Bashkimin Evropian. Drejtuesit dhe ekspertĂ«t e saj janĂ« pjesĂ« integrale e grupeve tĂ« punĂ«s pĂ«r pesĂ« kapituj tĂ« MarrĂ«veshjes sĂ« Stabilizim Asocimit me BE-nĂ«. Banka jonĂ« qendrore udhĂ«heq dy prej tyre, Kapitullin e 4-t “LĂ«vizja e lirĂ« e kapitalit” dhe Kapitullin e 17-tĂ« “Politikat ekonomike dhe monetare”.

Procesi nĂ«nkupton njĂ« harmonizim tĂ« plotĂ« tĂ« kuadrit tonĂ« ligjor e rregullator me sistemin e ligjeve dhe tĂ« rregulloreve tĂ« Bashkimit Evropian, tĂ« quajtur “Acquis Communautaire”.  Banka jonĂ« qendrore Ă«shtĂ« e ndĂ«rgjegjshme se ky proces ka dhe do tĂ« ketĂ« edhe nĂ« tĂ« ardhmen sfidat e tij. Ajo ka identifikuar pĂ«r momentin tre prej tyre.

Së pari, procesi i integrimit nënkupton edhe një ekspozim në rritje ndaj flukseve financiare. Këto flukse vijnë në formën e investimeve të portofolit, pra investimeve në kapital. Ato janë shumë të vlefshme për ne, pasi i shërbejnë zhvillimit të tregut financiar dhe reduktojnë kostot e përgjithshme të financimit në vend. Përballimi me sukses i flukseve financiare, sidomos me shtimin e ndjeshëm të aktivitetit të turizmit, do të jetë një sfidë në rritje për Bankën e Shqipërisë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Sot kuadri rregullator dhe ai i politikës monetare ofrojnë garanci për një administrim të duhur të tyre.

SĂ« dyti, procesi i integrimit nĂ«nkupton dhe njĂ« ekspozim nĂ« rritje ndaj ciklit financiar tĂ« Bashkimit Evropian. KĂ«rkimet empirike kanĂ« provuar se zhvillimet nĂ« ciklin e biznesit nĂ« zonĂ«n e Bashkimit Europian, ndryshimet nĂ« kursin e kĂ«mbimit tĂ« euros dhe ndryshimet e normave tĂ« interesave kanĂ« ndikim nĂ« ekonominĂ« tonĂ«. PĂ«r rrjedhojĂ«, vendimet e BankĂ«s Qendrore Europiane po shĂ«rbejnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si referencĂ« e domosdoshme e vendimeve tĂ« politikĂ«s sonĂ« monetare. Cikli financiar i Bashkimit Evropian Ă«shtĂ« provuar tĂ« ketĂ« pasoja jo tĂ« vogla nĂ« tregun tonĂ« financiar dhe nĂ« aktivitetin ekonomik tĂ« vendit. Prandaj dhe pĂ«rparĂ«si e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« do tĂ« jetĂ« zhvillimi dhe pĂ«rsosja e mĂ«tejshme e politikĂ«s sĂ« saj dhe e instrumenteve makroprudencialĂ« qĂ« pĂ«rdor, pĂ«r mĂ«njanimin e pasojave tĂ« padĂ«shirueshme tĂ« ciklit financiar tĂ« BE-sĂ«. SĂ« treti, sfidĂ« do tĂ« jetĂ« edhe pĂ«rshtatja dhe shpejtĂ«sia e konvergjencĂ«s sĂ« kuadrit rregullator tĂ« sistemit tonĂ« bankar me atĂ« tĂ« segmenteve tĂ« tjera tĂ« sistemit tonĂ« financiar, si dhe me sistemin rregullator tĂ« BE-sĂ«.

Ky koordinim është i nevojshëm, për të shmangur arbitrazhin rregullator dhe për të promovuar një zhvillim të harmonizuar të sistemit financiar. Procesi i integrimit ofron sa mundësi aq edhe sfida serioze për sektorin tonë bankar. Lëvizja e lirë e kapitalit nga BE për në Shqipëri dhe anasjellas nënkupton edhe një ekspozim të plotë ndaj konkurrencës midis këtij sektori tek ne dhe atij në BE. Banka e Shqipërisë po punon fort që industria jonë bankare të ndërgjegjësohet plotësisht për pasojat që kjo konkurrencë do të ketë në modelin e biznesit dhe marzhet e fitimit, duke marrë në kohë masat për përballimin e sfidave të modelit të ri. Proceset transformuese ekonomike të derisotme në Shqipëri kanë kontribuar në thellimin e konvergjencës drejt strukturave ekonomike e tregtare të Bashkimit Europian.

Nuk duhet ta harrojmë asnjëherë se shkëmbimet tona ekonomike, në mbi 80 për qind të tyre, sot zhvillohen me vendet anëtare të Bashkimit Europian. Në qershor 2024, Banka e Shqipërisë ka aplikuar e para nga bankat qendrore të vendeve të rajonit, për anëtarësimin e Shqipërisë në sistemin SEPA të pagesave të Bashkimit Evropian. Anëtarësimi i vendit tonë në SEPA do të na japë përfitime deri në 28 milionë euro vetëm në vitin e parë, si rezultat i uljes së kostove të transfertave në euro, përmes këtij tregu unik evropian. Në vend, Banka e Shqipërisë ka punuar për modernizimin e vazhdueshëm të platformave kombëtare të pagesave dhe përditësimin e bazës rregullatore të tyre, duke synuar uljen e përdorimit të parasë letër. Ajo po bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Financave, si dhe me bashkitë e vendit, për të zbatuar Strategjinë Kombëtare për Edukimin Financiar, çka përbën një investim madhor dhe afatgjatë për zhvillimin e vendit dhe hyrjen e shpejtë në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

/Gazeta Panorama

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →