Një nga protagonistët e shortit të fazës së ligës (grumbullim pikësh) në edicionin 2024-2025 të Ligës së Kampioneve ka qenë dhe Xhanluixhi Bufon.
Ai ka komentuar shortin, duke e cilësuar si emocionues formatin e ri të kompeticionit.
“Është një ditë e rëndësishme për futbollin me këtë format të ri të Champions League. Shpresojmë se ky format i ri do të dhurojë më shumë spektakël, do të shtojë edhe më shumë rivalitetin dhe do të na japë mundësi të shijojmë përballje të mëdha që në fazën e parë”, tha ish-portieri italian.
Por Bufon nuk i ka kursyer batutat as me Realin e Madridit, që e ka kthyer në “diktaturë” këtë kompeticion.
“Objektivi i parë është që Real Madridi të mos fitojë më këtë kompeticion”, ka thënë me të qeshur Bufon, duke iu referuar dominimit të “Los Blancos” në Champions League, të cilën sigurisht e ka vlerësuar edhe ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co