VETON SURROI
RrĂ«fimi i njĂ« personi tĂ« vet muar qĂ« duhet tâi dĂ«ftojĂ« udhĂ«heqjes pĂ«r rusĂ«t qĂ« rrisin territoret e zvogĂ«lojnĂ« popullatĂ«n, pĂ«r gratĂ« e fĂ«mijĂ«t palestinezĂ« qĂ« fshihen nĂ« objekte qĂ« çdokush tjetĂ«r nĂ« botĂ«, pos Izraelit, i quan shkolla, dollarit qĂ« zĂ«vendĂ«sohet me njĂ« fshehtĂ«sirĂ«, BE-sĂ« qĂ« beson nĂ« lutje religjiozeâŠ
1. Diku si nĂ« mjegull mĂ« del plaku i rregullt i katit tĂ« sipĂ«rm tĂ« Radio Kishnjevit, tĂ« zyrĂ«s sĂ« palejuar pĂ«r tĂ« gjithĂ« pos tij dhe detyrĂ«s sĂ« veçantĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar lajmet e stacioneve tĂ« huaja dhe pĂ«r ta pĂ«rgatitur buletinin e lajmeve, aso me ngjyrĂ« tĂ« kuqe, pĂ«r anĂ«tarĂ«t e udhĂ«heqjes sĂ« ngushtĂ« komuniste. Plakun do ta ketĂ« parĂ« njĂ« shqiptaro-amerikan i mbetur nĂ« Kishnjev mĂ« shumĂ« ditĂ« se çâkishte pasur dĂ«shirĂ« â pra mĂ« shumĂ« se njĂ« â nĂ« atĂ« qĂ« atij i dukej dimĂ«r i madh dhe pamundĂ«si edhe mĂ« e madhe pĂ«r tâu ngrohur nĂ« hotel, restorant apo çfarĂ«do vendi tjetĂ«r publik. Ndoshta do tĂ« ketĂ« qenĂ« ngrohtĂ«sia, ndoshta drita e ndezur nĂ« katin e sipĂ«rm tĂ« Radio Kishnjevit apo rastĂ«sia e tĂ« qenit nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« dhe hapĂ«sirĂ«, por rrĂ«fyesi i kĂ«saj ngjarjeje e takoi plakun nĂ« detyrĂ« dhe tĂ« gatshĂ«m tĂ« shpjegonte se çka bĂ«nte, disa vjet pasi kishte rĂ«nĂ« komunizmi dhe mbase disa vjet para se tĂ« vinte demokracia. Ai i tregoi rrĂ«fimtarit â kĂ«tij shqiptaro-amerikani qĂ«, duke punuar pĂ«r organizata joqeveritare, do tĂ« meritonte rrĂ«fim mĂ« vete â se vazhdonte tĂ« bĂ«nte punĂ«n e vet. RrĂ«fimtari e shĂ«noi diku, e bĂ«ri edhe tregim. Mua ma rrĂ«feu njĂ« ditĂ« nĂ« PrishtinĂ« dhe pas tridhjetĂ« e kusur vjetĂ«sh mĂ« ra nĂ« mend nĂ« kĂ«tĂ« mjegull, nĂ« mjegullĂ«n e rirrĂ«fimit nĂ« tĂ« cilĂ«n mbase e vetmja gjĂ« e mbetur prej origjinalit mund tĂ« jenĂ« plaku, Radioja dhe detyra e tij e pandĂ«rprerĂ« nga ndryshimet.
Tash jam rrĂ«fimtar vetĂ«, pa leje nga autori origjinal i rrĂ«fimit, pa nevojĂ« qĂ« tâi mbetem besnik atij e me tĂ« drejtĂ« qĂ« ta shpie tutje hartuesin e buletinit tĂ« kuq tĂ« Radio Kishnjevit.
2. Buletini i kuq i ditës së djeshme rrëfeu se:
â Rusia vazhdoi tĂ« dĂ«rgonte ushtarĂ« nĂ« UkrainĂ«. Plaku nuk po i shĂ«non mĂ« numrat e ushtarĂ«ve tĂ« vrarĂ«; tashmĂ« çdokush qĂ« e lexon buletinin e kuq Ă«shtĂ« i mĂ«suar se Rusia ka djem, burra dhe pleq tĂ« mjaftueshĂ«m pĂ«r tĂ« dĂ«rguar nĂ« front, jo edhe aq pĂ«r tĂ« punuar e zhvilluar vendin. NĂ« njĂ«qind vjetĂ«t e fundit Rusia ka pasur gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« territor e gjithnjĂ« e mĂ« pak njerĂ«z pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« tĂ«; ekziston vendosmĂ«ria pĂ«r tĂ« ecur drejt sukseseve tĂ« reja, mĂ« shumĂ« tokĂ« e mĂ« pak njerĂ«z mbi tĂ«.
-Porti i Odesës do të vazhdojë të jetë i mbyllur. Moldavia nuk ka det, por Odesa është porti i saj. Moldavia mund të mos ketë det, por nuk mund të mos mbetet pa port, sepse atëherë asgjë nuk është më siç ka qenë. Pra, as shteti që nuk ka det por llogarit se ka port.
-Izraeli vazhdoi të bombardonte fëmijët e gratë palestineze në Gazë, ata fëmijë dhe gra që morën guxim të fshihen në shkolla, që, siç dihet, në ecurinë e deritanishme të luftës janë objekte ushtarake. Dhe Izraeli vazhdoi të ndalonte hyrjen e ndihmave humanitare për popullsinë palestineze në Gazën veriore. Banorëve të Gazës veriore që kanë mbetur pa ushqim, pa ujë dhe pa ndihmë mjekësore, ushtria izraelite u tha që të shkonin në Gazën jugore, aty ku është e ndaluar hyrja e ndihmës humanitare. Banorëve të Gazës jugore ushtria izraelite u tha që të lëviznin drejt Gazës qendrore, aty ku ndihma humanitare nuk u lejua të hynte.
3. Buletini vazhdon edhe me këto storie:
-Mbahet Samiti i radhës së BRICS. Kina dhe Rusia, nismëtare të kësaj organizate, rishprehën parimin bazë të kësaj organizate, atë të demokracisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Irani rikonfirmoi mbështetjen për demokraci në botë. Në Samit, pos këtyre tri shteteve ithtare të demokracisë, marrin pjesë edhe shtetet ku ka zgjedhje të lira parlamentare, si India, Afrika e Jugut dhe Brazili.
-Sivjet Ă«shtĂ« 80-vjetori i vendosjes sĂ« sistemit monetar global Bretton Woods me FMNnĂ«, BankĂ«n BotĂ«rore dhe dollarin si valutĂ« shtyllĂ« nĂ« tregti botĂ«rore. BRICS-i do tĂ« propozojĂ« njĂ« kriptovalutĂ« pĂ«r 80 vjetĂ«t e ardhshĂ«m. Fjala kripto rrjedh prej âkryptosâ, qĂ« do tĂ« thotĂ« e fshehtĂ«; valutĂ« e fshehtĂ« dhe sistem monetar transparent duke u pĂ«rpjekur tĂ« shkojnĂ« sĂ« bashku.
-Moldavia pati referendum pĂ«r futjen e integrimit nĂ« BE si kategori kushtetuese. Gjysma e vendit votoi kundĂ«r. Votat âpĂ«râ tĂ« gjysmĂ«s tjetĂ«r u siguruan nĂ« fund nga diaspora.
-Bashkimi Evropian u ka hapur negociata anëtarësimi Ukrainës dhe Moldavisë, shtetet që nuk e kontrollojnë tërësinë e territorit të vet, për më tepër njëri shtet është në luftë. BE-ja i ka dhënë status kandidati Bosnjë-Hercegovinës, një shteti që funksionon në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi. Prejse i ka ofruar Serbisë shpejtësi integrimi në BE, numri i banorëve, të cilët duan që Serbia të hyjë në BE, ka rënë prej gati 70 për qind nën 40 për qind. BE-ja vazhdon me bindjen se, nëse çdokush përsërit publikisht se që të gjithë do të jetojnë në Evropën e bashkuar, këto do të shndërrohen në lutje, e çdo lutje, siç tregojnë religjionet , dëgjohet nga Zoti.
-Qytetarët që më së shumti duan të jenë në BE janë ata të Kosovës. Aq kanë dëshirë për BE dhe BE-ja ka dëshirë për ta, sa brenda njëzet vjetësh mund të ketë më shumë qytetarë të Kosovës në BE se në Kosovë.
-NĂ« SHBA anketat tregojnĂ« se gjysma e votuesve do tâia japin votĂ«n kandidatit qĂ« beson se imigrantĂ«t haitianĂ« kanĂ« meny tĂ« preferuar qentĂ« dhe macet e bashkĂ«qytetarĂ«ve tĂ« tyre nĂ« Springfield, Ohio.
4. Hartuesi i Buletinit të kuq në Kishnjev doli në punë çdo ditë. Kishte bindjen, atëherë kur ra komunizmi, se do të kalonte edhe një kohë e gjatë derisa të vendosej një sistem tjetër stabil, në botë e Moldavi, që do ta zëvendësonte atë që kishte jetuar deri atëherë.
Kur e mbylli Buletinin e mbrëmshëm kishte një lloj kënaqësie të papërcaktuar në shije që jo vetëm se kishte pasur të drejtë, porse do të ketë punë për një kohë të konsiderueshme./Gazeta Panorama