“Bullizonte nxënësit”, pezullohet nga puna mësuesi në Elbasan, kërcënoi 34-vjeçarin me benzinë

bullizonte nxenesit pezullohet nga puna mesuesi ne elbasan kercenoi 34 vjecarin me benzine





































Mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare të fshatit Jagodinë në Elbasan është pezulluar nga puna, për shkak të një incidenti të paprecedent.

Shkolla ne Jagodin
Shkolla ne Jagodin

Masa e pezullimit nga puna është caktuar deri në zbardhjen e ngjarjes nga drejtësia.

Burime bëjnë me dije se mësuesi 34-vjeçar, Erion Kushi, ka kërcënuar prindin e një nxënësi të shkollës.

“Shtetasi Erion Kushi , 34 vjeç, me profesion mësues ka kanosur shtetasin I. Kasa sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues. Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. Kasa pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për të vijuar hetimet për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Prindërit e nxënësve pretendojnë se mësuesi sillej jo profesionalisht me nxënësit në klasë, duke i bullizuar dhe duke ushtruar ndaj tyre presion psikologjik të vazhdueshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →