“Burgosja e Ervin Salianjit, katalizator për ta ndezur më shumë aksionin e opozitës”- Analisti Plator Nesturi: Vështirë të motivosh elektoratin duke…

burgosja e ervin salianjit katalizator per ta ndezur me shume aksionin e opozites analisti plator nesturi veshtire te motivosh elektoratin duke




































Analisti Plator Nesturi thotë se burgosja e Ervin Salianjit ishte një katalizator për të ndezur edhe më shumë aksionin e opozitës.

nesturi

Sipas tij, ky aksion është kërkuar prej kohësh nga lideri i PD, Sali Berisha, ndërsa tha se duke djegur karrige nuk motivohet elektorati.

Nesturi tha ndër të tjera se opozita duhet të shikojë si do të qaset. “I duhet aksion thjesht për aksion, apo i duhet diçka që i shërben për të nesërmen, që synon zgjedhjet dhe pastaj më tej”, tha Nesturi në emisionin “Log”.

Plator Nesturi: Çështja nuk shtrohet sepse ndodhi një gjykim i Salianjit që çoi atë në burg dhe u ndez situata. Ne kemi deklaratat e liderit të opozitës që prej muaj thotë sulm. Pra kjo është diçka e kërkuar. Çështja Salianji u kërkua që të përdorej si katalizator, për ti dhënë një kapsollë më shume aksionit të opozitës. Unë nuk jam kundër aksionit politik, problemi është si qasesh. Do rriten kuotat apo do ulen pas aksionit? Duke djegur dhe duke pasur të njëjtin imazh vështirë është të motivosh elektoralin tënd. Ka shumë elementë për ta joshur popullin tënd, por të paktën elektoratin gri nuk ka shtysë për ta çuar më tej. Cfarë i duhet kësaj opozitë? I duhet aksion thjesht për aksion, apo i duhet diçka që i shërben për të nesërmen, që synon zgjedhjet dhe pastaj më tej. Unë shikoj aksione sot për sot, nuk shoh se ka forcën e duhur të motivojë elektoratin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura