Burri i Kamala Harris/ Doug Emhoff pranon lidhjen jashtëmartesore me…

burri i kamala harris doug emhoff pranon lidhjen jashtemartesore me
burri i kamala harris doug emhoff pranon lidhjen jashtemartesore me

Doug Emhoff, bashkëshorti i zv.Presidentes Kamala Harris, pranoi të shtunën se kishte pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë martesës së tij të parë, ndërsa tabloidi “Daily Mail” kishte raportuar se ai kishte lënë shtatzënë mësuesen e fëmijëve të tij.

“Gjatë martesës sime të parë, Kerstin dhe unë kaluam disa periudha të vështira për shkak të veprimeve të mia,” tha Emhoff në një deklaratë për CNN në lidhje me gruan e tij të parë, Kerstin Emhoff.

“Unë mora përgjegjësinë dhe në vitet që pasuan, ne i zgjidhëm gjërat si familje dhe kemi dalë më të fortë në anën tjetër”.

Emhoff dhe gruaja e tij e parë ishin të martuar nga viti 1992 deri në vitin 2009, dhe ata kanë dy fëmijë të rritur – Cole, 29 dhe Ella, 25.

Doug dhe Kerstin i dhanë fund martesës, sipas Daily Mail, pasi bashkëshorti aktual i Kamala Harris pati një lidhje jashtëmartesore me mësuesen e fëmijëve, që jepte mësim në shkollën e tyre.

Sipas Daily Mail, mësuesja, emri i së cilës nuk përmendet, nuk e mbajti fëmijën, megjithëse është e paqartë se çfarë ka ndodhur me foshnjën, ose nëse Emhoff ka qenë ndonjëherë i përfshirë në jetën e fëmijës.

Burimet i thanë Daily Mail se mësuesja shtatzënë duhej të linte punën e saj si mësuese në The Willows, një shkollë fillore private elitare në Culver City, Kaliforni, ku ajo kishte mësuar edhe fëmijët Emhoff.

Harris u takua me Emhoff në vitin 2013, kur ajo po shërbente si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe ata u martuan në vitin 2014.

Harris e dinte për lidhjen përpara se të martoheshin dhe fushata e Biden 2020 e dinte këtë kur po e verifikonte atë për zgjedhjen si zëvendëspresidente të Biden, raportoi CNN.

“Doug dhe unë vendosëm t’i jepnim fund martesës sonë për një sërë arsyesh, shumë vite më parë,” tha Kerstin Emhoff në një deklaratë për CNN. “Ai është një baba i shkëlqyer për fëmijët tanë, vazhdon të jetë një mik i madh për mua dhe unë jam vërtet krenare për familjen e përzier të ngrohtë dhe mbështetëse që Doug, Kamala dhe unë kemi ndërtuar së bashku”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →