“Buxheti 2025 është antisocial”- Tedi Blushi: 777 miliardë lekë për PPP-të korruptive dhe 0 lekë për rritje pagash, thërrime për pensionistët

buxheti 2025 eshte antisocial tedi blushi 777 miliarde leke per ppp te korruptive dhe 0 leke per rritje pagash therrime per pensionistet








































Partia e Lirisë thotë se buxheti për vitin 2025 është një buxhet antisocial, pas paratë shkojnë për PPP-të korruptive dhe jo për rritje pagash apo pensione.

blushi

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi thotë se nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së çmimeve.

Po ashtu, Blushi shprehet se Qeveria parashikon të shtojë me 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë e cila është  në hetim.

“Ky buxhet jo vetëm ul fondet e ndihmës ekonomike, jo vetëm le në mëshirë të fatit mbi 791.000 pensionistë në mbarë vendin, të cilët sërish mashtrohen, përbuzen dhe përjashtohen nga kjo Qeveri, por më e rëndë akoma është fakti që 8.2 miliardë Euro të këtij buxheti serviren si një tortë që Qeveria po përpiqet ta ndajë me klientët e saj oligarkë dhe ndërkohë parashikon të ndajë vetëm thërrime  për taksapaguesit e ndershëm shqiptarë.

Ky buxhet nuk ka asnjë fond shtesë për pagat, pra ka 0 politika për paga dhe 0 rritje pagash.

Nuk ka asnjë parashikim në buxhetin e vitit të ardhshëm për indeksimin e pagave për shkak të rritjes së çmimeve.

Fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm në 1.6 miliardë Lekë ose një rritje tërësisht e papërfillshme as 1% ku ndërkohë  vetëm niveli I inflacionit I parashikuar për vitin  2025 është 3%.

Buxheti I vitit 2025 është tregues real I mashtrimit të radhës të Kryeministrit Edi Rama mbi premtimin se do të ketë indeksim të plotë për çmimet dhe një rritje për shkak të rritjes reale të ekonomisë.

Qeveria tregon edhe njëherë se ndërsa i indekson sit ë ardhurat dhe shpenzimet për vitin e ardhshëm me nivelin e inflacionit në 3%, nuk indekson pagat dhe as pensionet me po ate vlerë për të mos lejuar uljen e fuqisë blerëse apo varfërimin e mëtejshëm”, tha Blushi.

Blushi tha gjithashtu se fondi I ndihmës ekonomike është planifikuar në ulje, pasi numri I familjeve në ndihmë ekonomike në një situatë të rritjes së varfërisë ekstreme parashikohet gjithashtu në ulje.

“Nuk ka rritje për pagesat e papunësisë, fond që për fat të keq vijon të ulet nga viti në vit, pavarësisht se numri I te papunëve vijon të rritet në mënyrë progresive.

Ndërkohë nuk ka asnjë fond për mbështetjen e familjeve dhe shtresave më të varfra dhe më në nevojë të shoqërisë, por ndërkohë që pensionistët, të papunët, shtresat më në nevojë janë të përjashtuara nga mbështetja shtetërore, është fakt që kjo Qeveri është më e vendosur edhe se një vit më parë për të vijuar korrupsionin e përbindshëm, për të vijuar vjedhjen skizofrenike të taksave të shqiptarëve dhe këtë e vërteton fakti që shpenzimet për koncesionet me financim buxhetor do të rriten këtë vit, pra nga një anë nuk kemi rritje të pensioneve, nuk kemi rritje të pagave, nuk kemi rritje të mbështetjes ekonomike për familjet në nevojë , por kemi shtim të financimit buxhetor të Qeverisë për koncesionet dhe projektet korruptive apo PPP- të e famshme që nuk janë gjë tjetër veçse një mjet për zhvatjen e taksave të shqiptarëve.

Konkretisht Qeveria parashikon të shtojë me 0.88 miliardë Lekë për kontrollin e chekup- it, një aferë e cila është  në hetim. Parashikon të shtojë 1.9 miliardë Lekë për një tjetër aferë që vijon të gllabërojë taksat e shqiptarëve që është koncesioni i sterilizimit

Parashikon të shtojë 1.9 miliardë lekë për shërbimet spitalore kur tashmë është e provuar që fondet e dedikuara për shëndetësinë nuk janë në shërbim të premtim-mashtrimit të madh të Edi Ramës për shëndetësinë falas, por shkojnë vetëm në xhepat e Oligarkëve dhe klientëve të Edi Ramës dhe për më keq akoma, në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet një shtesë fondi 1.3 miliardë lekë për Inceneratorin fantazmë të Tiranës, çka fakton edhe njëherë se pronarët faktik të saj janë Edi Rama dhe Erjon Veliaj, pra 0 rritje për pagat , pothuajse 0 rritje për pensionet dhe plot 1.3 miliardë Lekë për Inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston. Totali i kostos së projekteve korruptive PPP do të arrijë në 777 miliardë Lekë ose më I larti dhe se sa buxheti total I vitit të kaluar”, perfundoi Tedi Blushi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →