“Buxheti ka rënë në duar kasapësh”, Gjekmarkaj: Qindra miliona euro ndryshuan destinacion, qytetarët po braktisin vendin

buxheti ka rene ne duar kasapesh gjekmarkaj qindra miliona euro ndryshuan destinacion qytetaret po braktisin vendin
buxheti ka rene ne duar kasapesh gjekmarkaj qindra miliona euro ndryshuan destinacion qytetaret po braktisin vendin

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, në fjalën e tij në parlament, foli për buxhetin e vitit 2024.

Gjekmarkaj theksoi se buxheti ka rënë në duar kasapësh, të disa personave që ndajnë paratë me njëri-tjetrin. Ai shtoi sae qindra miliona euro kanë ndryshuar destinacion. Gjekmarkaj vlerësoi se është një turp i madh, që vendi po braktiset në mënyrë masive.

“Qindra e miliona euro sot ndryshuan destinacion. Qytetarët po braktisin masivisht vendin. Çmimet janë rritur e kanë shkuar në qiell.

Ky buxhet ka rënë në duar kasapësh, duke qenë në duar të pak njerëzve. Nuk e di se kush mund të durojë dot kaq shumë dokrra me kaq shumë intensitet”, u shpreh Gjekmarkaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →