Partizani triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Teutës, në ndeshjen e kampionatit. Në pjesën e parë nuk pati gol, pavarësisht rasteve të krijuara. Skuadrat e nisën me shumë dëshirë pjesën e dytë, duke u vendosur në kërkim të golit.
Arinaldo Rrapaj zhbllokoi llogaritë për mysafirët, me golin e tij në të 60-tën minutë. Ritmi u rrit ndjeshëm në minutat e fundit, spektakli nuk mungoi në Durrës. Partizani siguroi fitoren me anë të Mba, në fund.
Në sfidën tjetër, Skënderbeu mundi minimalisht 1-0 Vllazninë. Goli i vetëm i ndeshjes mban firmën e Charles.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co