Një lajm i mirë vjen nga Milanello. Në stërvitjen që skuadra kuqezi zhvilloi mëngjesin e sotëm në qendrën sportive Carnago, Ismael Bennacer u bashkua me grupin. Mesfushori algjerian, i cili ishte kthyer nga Kupa e Kombeve të Afrikës me një problem muskulor, stërvitej i diferencuar nga ekipi.
Futbollisti do të jetë i gatshëm për ndeshjen jashtë fushe kundër Frosinonen që skuadra e Piolit do të luajë të shtunën në orën 18:00, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit të Serisë A.
26-vjeçari ka luajtur në vetëm 5 ndeshje këtë sezon, me paraqitjet e tij që janë kushtëzuar ndjeshëm nga forma fizike. Për të, ky është edicioni i pestë në Milano, pas një përvoje te Empoli. Rikthimi i tij do të jetë i mirëpritur për teknikun Pioli, sidomos në këtë periudhë kur kalendari është shumë i ngjeshur mes kampionatit dhe Europa League.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co