“Buzëqeshje” te Franca, Mbappe kthehet në stërvitje , Deschamps “rigjen” yllin e sulmit

buzeqeshje te franca mbappe kthehet ne stervitje deschamps rigjen yllin e sulmit
buzeqeshje te franca mbappe kthehet ne stervitje deschamps rigjen yllin e sulmit

Tifozët e Francës mund të marrin frymë lirisht. Ylli Kilian Mbappe është rikthyer në stërvitje me kombëtaren, pasi theu hundën në ndeshjen e parë të Europianit ndaj Austrisë.  Mbappe për momentin nuk ka nevojë për operacion, por do të duhet të mbajë një maskë mbrojtëse.

Sulmuesi 25-vjeçar mund të mungojë kundër Holandës të premten në Leipzig, por Federata Franceze e Futbollit është optimiste se ai do të mund të kontribuojë në vijim për “Gjelat”.

Vlen të theksojmë se bëhet fjalë për një lojtar klasi, i kuotuari si favoriti për t’u shpallur në fund golashënuesi i Euro 2024. Kapiteni i Francës numëron deri më tani 79 paraqitje me kombëtaren, teksa ka realizuar 47 gola. Pritshmëritë për Mbappe janë të mëdha, me futbollistin që pritet të udhëheqë skuadrën drejt rrugëtimit në këtë kompeticion. Të besuarit e Deshcamp janë në një grup me Holandën, Poloninë dhe Austrinë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →