Hakan Çalhanoglu, lojtari i Turqisë, foli në prag të ndeshjes me Holandën në Europian.
“Shpresojmë të marrim një fitore tjetër. Kjo është ëndrra jonë më e madhe. Ne gjithmonë flasim për atë që besojmë. Nuk ka asgjë që nuk mund të arrijmë. Asgjë nuk është e pamundur. Në fakt, para ndeshjes me Austrinë, ne kemi thënë se donim të arrinim çerekfinalet dhe bëmë”.
Montella? Kam punuar me trajnerin tonë në Milano ndaj e njoh shumë mirë. Ai është një trajner që është i hapur ndaj gjithçkaje. U gëzova shumë kur u bë trajner i kombëtares. E dija që do të na ndihmonte shumë në aspektin taktik dhe e treguam në fushë” – tha ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co