Me rastin e edicionit të dytë të trofeut “Silvio Berluskoni”, i cili pa dje në fushë Milanin dhe Monzën të konkurrojnë këtë mbrëmje në atmosferën e një “San Siro”-je me rreth 50 mijë spektatorë, themeluesi dhe Partneri Menaxhues i “RedBird” Xherri Kardinale ka dashur të bëjë homazhet e tij për Silvio Berluskoni duke u shprehu në këtë mënyrë.
“Me respekt të thellë i bashkohem familjes Berluskoni dhe të gjithë atyre që kanë pasur privilegjin të ndajnë historinë e tyre për të bërë homazhe këtë mbrëmje në kujtimin e një figure të jashtëzakonshme si Silvio Berluskoni. Të gjithë ne që punojmë për Milanin kemi një përgjegjësi të madhe për të ruajtur trashëgiminë e tij dhe për të ndihmuar në kthimin e klubit në lartësitë e përfaqësuara nga trofetë që mahnitin të gjithë vizitorët në Muzeun e “Casa Milan”. Është e qartë se nuk është e mundur të marrim përsipër këtë përgjegjësi pa qenë vetë të “fiksuar pas fitores”, por më shumë se kurrë në këtë moment jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e nderimit të traditës, vlerave dhe shpirtit që e bëjnë Milanin një simbol të përsosmërisë dhe krenari për shumë breza”, tha ai.
Pasi pa ndeshjen në stadium, Kardinale do të vijojë të qëndrojë në Itali të paktën deri të shtunën për të parë në “San Siro” debutimin e kuqezinjve në kampionat kundër Torinos.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co