“Çdo dorëheqje apo shkarkim, parapërgatitje për SPAK-un”, Rithemelimi jep opsionin: Qeveri teknike, zgjedhje të lira!

cdo doreheqje apo shkarkim parapergatitje per spak un rithemelimi jep opsionin qeveri teknike zgjedhje te lira
cdo doreheqje apo shkarkim parapergatitje per spak un rithemelimi jep opsionin qeveri teknike zgjedhje te lira

PD e Rithemelimit ka kërkuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira. Në një dalje për mediat, koordinatori i Rajonit të Tiranës, Klevis Balliut tha se çdo dorëheqje apo shkarkim është parapërgatitje për SPAK-un.

Deklarata e Balliut
Zjarri që dogji Urgjencën e QSUT para disa javësh është vetëm maja e ajsbergut në hajdutërinë, nepotizmin dhe paturpësinë që ka mbuluar sistemin e shëndetësisë, që u trumbetua falas dhe që po u kushton shqiptarëve në xhep dhe në jetë. Dorëheqja apo shkarkimi i Albana Ficos si drejtoreshë e QSUT, për të mbuluar skandalet në shëndetësi, më të fundit prej tyre djegien e Urgjencës së qendrës më të madhe spitalore në vend është vetëm alibi. Drejtorët klepto-shëtitës të Rilindjes, si Fico me shoqe e shokë, janë jo vetëm të korruptuar por edhe pasqyrë e faktit se në qeverinë e Ramës duhet të kesh mbiemrin dhe lidhjet e duhura.

Albana Fico, që i nxori tymin e zi QSUT, është motra e Delina Ficos së East Ëest Management, një filial i Fondacionit Soros të Alexit të Edit. Ajo është kunata e Bledi Çuçit, ish ministrit tashmë kryetar i grupit parlamentar të PS pasi ka qenë më parë, kunata e Edi Ramës. Jemi pra, në një regjim kunatash e thjeshtrash. Çdo dorëheqje apo shkarkim, në traditën e Edi Ramës, është parapërgatitje për SPAK-un, por jo në rastin e Ficos së familjes. Ajo do të qarkullojë sa të bëhen vjedhje të reja në QSUT, për të mbuluar të vjetrat e saj. Më pas do të emërohet në një ndonjë drejtori tjetër.

Fico dhe Manastirliu janë përgjegjësit kryesorë të vdekjeve nga Covidi. Me zjarrin e rënë në Urgjencën e QSUT, në spitalin e sapondërtuar ato kanë fshehur vjedhjen e miliona eurove. Ndërkohë asnjë përgjegjës për zjarrin, asnjë përgjegjësi për miliona eurot e humbur në të, apo miliona të tjerë në tendera apo koncesione.

Ndërrimi i drejtorëve për të mbuluar skandalin është si të shërosh tumorin me aspirinë. Dhe e tillë është shëndetësia e Rilindjes sot, një tumor malinj. Alarmi i Partisë Demokratike prej vitesh për gjendjen e këtij sektori jetik është ndeshur me një akuzë të vetme për “shpërdorim detyre” nga SPAK. Sipas prokurorëve, batërdia në Shëndetësi është shkujdesje, shpërdorim detyre, jo vjedhje, jo korrupsion, jo program i qartë dhe djallëzor i zhvatjes së taksapaguesve. Fakti që i ndërrojnë drejtoreshat si të ishin makina zjarrfikëse, nuk zgjidh asgjë por fsheh problemin. Fakti që superkunata zëvendësohet me një tjetër, dëshmon pandjeshmëri dhe arrogancë.

Kjo ndodh kur vidhen zgjedhjet me narko-euro dhe patronazhistë. Çdo vendim merret pa frikën e reagimit qytetar. Edi Rama duhet ndalur duke mos e lejuar të mbikëqyrë zgjedhje sepse do t’i vjedhë. Për këtë ka vetëm një zgjidhje: qeveri teknike, zgjedhje të lira.
O sot, o kurrë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →