Sport

Çdo fillim e ka një fund, Thomas Muller tërhiqet nga kombëtarja?

cdo fillim e ka nje fund thomas muller terhiqet nga kombetarja
cdo fillim e ka nje fund thomas muller terhiqet nga kombetarja

Pas humbjes së Gjermanisë në çerekfinalen e Euro 2024 ndaj Spanjës, Thomas Müller pranoi se ai mund të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për ekipin kombëtar. “Ka mundësi që kjo të ishte ndeshja ime e fundit ndërkombëtare” tha Müller për Sky Germany.

Bild  raporton se veterani 34-vjeçar i Bayern Munichut ka vendosur me të vërtetë të tërhiqet nga kombëtarja. Müller bëri debutimin e tij për Gjermaninë në vitin 2010 dhe numëroj 131 paraqitje për ekipin kombëtar, duke shënuar 45 gola dhe duke dhuruar 41 asistime.

Ai është lojtari i tretë i Gjermanisë me më shumë paraqitje, pas  Miroslav Klose (137 paraqitje) dhe Lothar Matthaus (150 paraqitje). Muller mbahet mend për faktin se ishte golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 2010 në Afrikën e Jugut me pesë gola dhe ngriti trofeun me Gjermaninë katër vjet më vonë në Brazil. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij në klub me Bayern Munich, ku ka kontratë deri në vitin 2025.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts