“Çdo natë troket dyerve të shtëpive, mendon se djalin ia kanë marrë peng”, drama e gruas në Durrës, si ia mori shteti fëmijën pas problemeve me shëndetin mendor

cdo nate troket dyerve te shtepive mendon se djalin ia kane marre peng drama e gruas ne durres si ia mori shteti femijen pas problemeve me shendetin mendor
cdo nate troket dyerve te shtepive mendon se djalin ia kane marre peng drama e gruas ne durres si ia mori shteti femijen pas problemeve me shendetin mendor

Historia tragjike e një nëne, e cila endet rrugëve të Durrësit duke kërkuar fëmijën e saj, u trajtua sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, të moderatores Evis Ahmeti.

Ka qene mbesa e saj, e cila i ka kërkuar emisionit ndihmë duke i shprehur shqetësimin për tezen e saj. Ajo tha për redaksinë se tezja është nene e një fëmije, duke qenë në kushte të tilla që nuk është mirë fizikisht dhe mendërisht, shteti u detyrua të marrë fëmijën për t’i siguruar jetën.

Mbesa shprehet se qysh asaj kohe tezja troket çdo natë në çdo derë të qytetit dhe lagjes se mendon se fëmijën e saj ia kanë marr peng. Kushtet fizike dhe mendore të saj kanë nevojë për ndihme urgjente, ndërsa motrat e saj në studion e emisionit apeluan për ndihmë nga shteti.

Mes lotësh një nga zonjat në studio tha se motra prej 6 vitesh ka probleme të shëndetit mendor.

“Kohët e fundit motra ka qenë agresive. Kam ardhur për të gjetur nipin. Nuk dua ta shoh motrën time rrugëve të Durrësit. Sikur një dhomë dhe një pension të gjendet për motrën time. Do të isha shumë e lumtur. Pas lindjes së djalit ka pasur disa aksidente motra ime. Aksidenti tjetër i ka ndodhur në plazh. Ne kemi qenë krah saj, si motra dhe vëllezër. Ka rreth 6 vitesh që ka humbur deri diku logjikën.”, tha e motra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →