Shqipëria luan në nëntor dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke u përballur me Çekinë dhe Ukrainën në ditët e ardhshme. Kundërshtarët e radhës të kuqezinjve, Çekia, me të cilët përballemi të enjten në “Air Albania” ka nisur sot grumbullimin për ndeshjen e të shtunës ndaj kuqezinjve.
Por çekët janë përballur me tërheqjen nga lista të katër futbollistëve menjëherë, për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar në ndeshjet e fundjavës. Ladislav Krejçi i Zhironës, Martin VItik i Sparta Pragës, David Zima i Slavia Pragës dhe Lukash Kalvash i Viktoria Plzen, janë tërhequr të gjithë nga grumbullimi dhe nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjet e nëntorit të Çekisë.
Për këtë arsye është grumbulluar Patricio Stronati i Pushkash Akademia dhe Zhiri Bula i Banik Ostrava për të plotësuar grupin e përfaqësueses çeke për këtë sfidë. Ky fundit grumbullohet për herë të parë me Çekinë në moshën 25-vjeçare.
“Bula tipologjikisht përshtatet me stilin tonë të lojës. Historia e tij mund të frymëzojë të tjerët. Edhe pse ai nuk ka luajtur me moshat, ai ia doli që të shkonte ne ekipin A”, tha trajneri Ivan Hashek për emrin e ri që iu bashkua skuadrës së tij.
PANORAMASPORT.AL