Bota Sport

Çelsi godet sërish, merr edhe futbollistin portugez për 54 milionë paund

celsi godet serish merr edhe futbollistin portugez per 54 milione paund





































Çelsi ka rënë dakord për një marrëveshje me vlerë 63 milionë euro (54 milionë paund) për sulmuesin e Uolvesit, Pedro Neto. Anësori portugez do të kalojë testet mjekësore përpara se të finalizojë një lëvizje në “Stamford Bridge” që do t’i kalojë 200 milionë paundët e shpenzuara këtë verë nga Çelsi.

pedro-neto-vs-chelsea-scaled

Blutë më në fund arritën një marrëveshje me Uolvesin për 60 milionë euro fillestare me 3 milionë euro bonuset, pasi dy oferta u refuzuan. 24-vjeçari ka bërë 135 paraqitje dhe ka shënuar 14 gola që kur u bashkua nga Lacio në vitin 2019. Neto do të bëhet shitja rekord e Uolvesit pas lëvizjes së Ruben Nevesit tek Al-Hilali në Arabinë Saudite për 47 milionë paund verën e kaluar. Çelsi ka nënshkruar me nëntë lojtarë këtë verë, të cilët kanë kushtuar rreth 140 milionë paund.

Mesfushorët Kiernan Djusbëri Holl, Renato Veiga dhe Omari Keliman, portieri Filip Jorgensen, mbrojtësit Tosin Adarabiojo, Aron Anselmino dhe Kaleb Uajlej, anësori Estevao Uillian dhe sulmuesi Mark Guiu janë bashkuar të gjithë me skuadrën e Enco Mareskës. Blutë po nënshkruajnë edhe me portierin e tyre të tetë në skuadrën e parë, Majk Penders, për 17 milionë paund, megjithëse ai ka të ngjarë të huazohet te Genku.

Ata shpresojnë gjithashtu që të mbyllin me sukses transferimin e sulmuesit të Atletikos së Madridit, Samu Omorodion për 34.5 milionë paund. Nëse Penders, Omorodion dhe Neto bashkohen të gjithë, 12 nënshkrimet e kësaj vere do t’i çonin shpenzimet e Çelsit në më shumë se 240 milionë paund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts