Censi 2023, reagon Kisha Ortodokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, kemi evidenca që të intervistuarit nuk janë pyetur për përkatësinë fetare

censi 2023 reagon kisha ortodokse te dhenat nuk pasqyrojne realitetin kemi evidenca qe te intervistuarit nuk jane pyetur per perkatesine fetare



































Kisha Ortodokse ka reaguar në lidhje me rezultatet e censit të vitit 2023 duke thënë se përqindja e numrit të të krishterëve ortodoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin.

harta censi

Në reagim shprehet gjithashtu se regjistruesit nuk i kanë pyetur nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare, duke shtuar se kanë evidencë të dokumentuar për këtë.

“Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%. Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi:

Rezultati i Censit 2023, në lidhje me përqindjen e numrit të të krishterëve orthodhoksë, nuk pasqyron në të vërtetë realitetin. Kjo ka ndodhur për disa arsye, ndër të cilat do të përmendim disa:

Regjistruesit, në shumë raste, nuk i pyesnin të intervistuarit për përkatësinë fetare.

Kemi evidencë të dokumentuar se një numër i madh besimtarësh nuk u intervistuan, sepse nuk u vizituan nga asnjë regjistrues.

Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve tregohet qartë se numri i të krishterëve orthodhoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens.

Sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; orthodhoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Ndonëse pyetja për besimin fetar ishte fakultative, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar prej 332 155, të ateistëve 85 311, të atyre që preferuan të mos i përgjigjen 244 331 dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm 134 451 – në total 796 248 – afërsisht 1/3 e popullsisë, dëshmon për pasaktësinë e këtij Censi.

Zyra e Shtypit e Kryepiskopatës

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →