Gjatë intervistës së dhënë për London Evening Standard, CEO i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, foli për Sudakov, mesfushorin e talentuar të skuadrës ukrainase.
“I thashë Napolit se ata mund të afrojnë Sudakov për 50 milionë plus bonuse. Napoletanët ofruan 40 milionë euro. Unë u thashë ta mbyllnin marrëveshjen në atë kohë, përndryshe do ta humbnin këtë mundësi unike. Ashtu ndodhi, tani 50 milionë nuk do të mjaftojnë, ka mjaft ekipe që e duan” – tha Palkin. Sudakov ka dalë nga skuadrat zinxhirë të Shakhtarit dhe këtë sezon ka luajtur 18 ndeshje.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co