Bota Shqiperia

“Ceremoni qesharako-parodike”, Berisha: Fushata e Ramës çeli me mashtrimin e radhës, pasaporta e stamposur me fytyrat e Lubi Ballukut, Ballës dhe Ilir Beqajt













































Në konferencën e sotme me gazetarët Berisha ironizoi hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, të shtunën në Tiranë. Berisha tha se Rama mashtroi me pasaportën europiane ku ishin stamposur fytyrat e Belinda Ballukut, Ilir Beqjas apo Taulant Ballës.

sali berisha,

Berisha shtoi se çelja e fushatës mes PS dhe PD ishte një kontrast i thellë. Sipas tij më shumë njerëz kishte kur Rama thirri administratën e bashkisë pas arrestit të Veliajt se sa në çeljen e fushatës të shtunën.

Berisha: Një kontrast i papërshkueshëm. Një kontrast i tillë Tirana nuk e ka njohur as në vitin 92. Midis hapjes së PD-së dhe asaj ceremonie qesharake parodike, në sheshin Skënderbeu të Edi Ramës.

Mitingu që ai organizoi gjysmë mortor për Erion Veliaj në sheshin e kryeqytetit kishte të paktën 30% më shumë pjesëmarrës se fushata që paraqiti një mashtrim të radhës pasaportën europiane ku janë stamposur portrete e Beqjes, Ballës, Lubi Ballukut, Çyrbjes, Lefter Kokës, Erion Veliaj. Kurrë ndonjë herë nuk ka ndodhur një dallim si nata me ditën.

[embedded content]

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts