Nesër (3 korrik) do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 88 vjeçare.
Siç bëhet me dije homazhet publike do të nisin nesër në ora 09:00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Më pas në orën 11:30 do të nis ceremonia shtetërore e Lamtumirës, ndërsa në orën 12:30 do të nis kortezhi për përcjelljen e Kadares drejt banesës së fundit në varrezat e Tufinës.
KËSHILLI I MINISTRIAVE
AGJENCIA PËR MEDIA DHE INFORMIM
Ceremonia Shtetërore për Nderimet dhe Përcjelljen e Fundit të Personalitetit të
Shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare.
09:00 – Homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit
Popullor
11:30 – Ceremonia shtetërore e Lamtumirës
12:30 – Nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës
*Sinjali televiziv do të transmetohet nëpërmjet regjisë qendrore, ndërkohë që
mediat do të pozicionohen në ambientet e jashtme të TKOB.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co