Sport

Ceremoni spektakolare për nisjen e Lojërave Olimpike, festë e madhe në Paris, detajet

ceremoni spektakolare per nisjen e lojerave olimpike feste e madhe ne paris detajet
ceremoni spektakolare per nisjen e lojerave olimpike feste e madhe ne paris detajet

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 nisën të premten me një ceremoni hapjeje spektakolare. Energjia, muzika dhe gëzimi  që të sjell sporti, krijuan një atmosferë fantastike në këtë mbrëmje, për të gjithë ata që mezi po prisnin këtë eveniment.

Mediat më të mëdha europiane dhe ato botërore shkruajnë se nuk ka patur më parë, gjatë historisë 128-vjeçare të Olimpiadës moderne, një festë të tillë. Në vend që të parakalojnë brenda një stadiumi, rreth 10,500 atletë filluan të lundrojnë në një flotë prej 3,5 miljesh prej 94 varkash poshtë lumit ikonik Seine të Parisit.

Ceremonia u hap me një video që shfaq legjendën e futbollit francez Zinedine Zidane dhe një mirëseardhje të shkurtër nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Është një rikthim i suksesshëm për festivalin sportiv veror, i cili po pret spektatorë për herë të parë në tetë vjet, pas  periudhës së koronavirusit në Tokio në 2021.

Shqipëria, vendi jonë do të përfaqësohet nga 8 sportistë. Vendi jonë, merr pjesë në Olimpiadë, për herë të 10-të. 10 mijë e 714 sportistë nga 206 shtete që do të garojnë në Olimpiadë nga data 26 korrik deri më 11 gusht.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts