Dashnor Dervishi, Kryetar i Bordit të Administrimit te “Luarasi”, gjatë ceremonisë së diplomimit, është shprehur se studentët do të pajisen me një nga diplomat më të vlerësuara si në Shqipëri ashtu dhe në tregun ndërkombëtar.
Dervishi gjithashtu deklaroi se nëpërmjet projekteve të shumta dhe lidhjeve ndërkombëtare, studentët dhe pedagogët e Universitetit Luarasi janë bërë pjesë aktive e bashkëpunimi ndërkombëtar, duke shkëmbyer eksperiencat në mënyrë reciproke me universitete më të mira ndërkombëtare, në rajonin tonë dhe Europë.
“Në Universitetin “Luarasi” japin kontributin më të mirë, profesorë të rinj e të vjetër, të jashtëm e të brendshëm, të gjithë me tituj e grada shkencore, profesionistë të shkëlqyer në profesionet e tyre, të njohur nga publiku mbarëkombëtare me botimet e tyre të shumta, si analistë e lektorë në konferenca ndërkombëtare”, tha ndër të tjera ai.
Gjithashtu, iu drejtua studentëve duke u thënë se Universiteti Luarasi është pjesë e grupit të madh ekonomik “Hysenbelliu”, gjë që ata duhet ta shohin si një mundësi e madhe dhe prioritare, për t’u përfshirë në mënyrë aktive.
Ndër të tjera, Dervishi falënderoi presidentin e “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliun, për vëmendjen që i kushton edukimit të të rinjve.
Dervishi: Është një kënaqësi e veçante për mua të jem pjesë e kësaj ceremonie kaq të bukur dhe emocionale, në mënyrë të veçantë me ju studentë të sapo diplomuar, që do pajiseni me një nga diplomat më të vlerësuara si në Shqipëri ashtu dhe në tregun ndërkombëtar.
Është një gëzim legjitim që pasqyrohet kudo aq më shumë te prindërit shohin që fëmija e tyre është pajisur me një armë të fuqishme në maratonën e jetës që kanë përpara.
Siç u tha këtu, nga një kolegj modest, Luarasi është kthyer në Universitet prestigjioz me 4 fakultete të rëndësishme, me dhjetëra programe të avancuara për bachelor dhe një sërë masterash shkencor që mbulon pothuajse çdo sektor të ekonomisë sonë kombëtare.
Vlera e Luarasit nuk pasqyrohen nga rritja në numri në rritje i studentëve, por dhe cilësia e tyre që nuk vijnë këtu vetëm për t’u pajisur me një mjet punësimi, por për tu pajisur me dije, për t’u aftësuar për veten e tyre, të aftë për të përballuar punën dhe për tu bërë të dobishëm për shoqërinë tonë.
Këtë e tregon dhe pjesëmarrja në konkurruese të ndryshme me universitetet të tjera brenda dhe jashtë vendit, ku studentët e Luarasit kanë marrë gjithmonë vendet e para.
Nëpërmjet projekteve të shumta dhe lidhjeve ndërkombëtare, studentët dhe pedagogët e Luarasit janë bërë pjesë aktive e bashkëpunimi ndërkombëtar, duke shkëmbyer eksperiencat në mënyrë reciproke me universitete më të mira ndërkombëtare, në rajonin tonë dhe Europë.
Studentët që kanë mbaruar Luarasit ndodhen sot të shpërndarë në të gjithë vendin në punës të rëndësishme dhe janë krenarë që kanë diplomën e Luarasit. Jo vetëm kaq, krahas studimit, disa prej tyre janë punësuar sipas profesionit të tyre në profile të ndryshme.
Në Universitetin Luarasi japin kontributin më të mirë, profesorë të rinj e të vjetër, të jashtëm e të brendshëm, të gjithë me tituj e grada shkencore, profesionistë të shkëlqyer në profesionet e tyre, të njohur nga publiku mbarëkombëtare me botimet e tyre të shumta, si analistë e lektorë në konferenca ndërkombëtare.
Siç e dini, Universiteti Luarasi është pjesë e grupit të madh ekonomik Hysenbelliu, ku përveç edukimit arsimor nëpërmjet universitetit, janë dhe sektorë të tjerë si ndërtimi, prodhimit të birrës, siç është Birra Korça dhe Tirana, të Turizmit dhe të një rrjeti të gjerë të shërbimit social. Pjesë e këtij grupi janë media të shumta dhe rrejti informativ televiziv News24, që njihet si Focus Group.
I përmenda këto sepse janë sektorë për studentët e Luarasit si një mundësi e madhe dhe prioritare për ata që kanë rezultate të mira dhe dëshirë për t’u përfshirë në to në mënyrë aktive.
Gjej rastin që në emër të bordit administrativ të Universitetit të shpreh falënderimet për presidentin e këtij Grupi zotin Irfan Hysenbelliu, i cili i kushtin një vëmendje të veçantë, edukimit të rinjve tanë nëpërmjet arsimit të Universitetit Luarasi duke bërë që të shohin të ardhmen e tyre, brenda vendit të tyre. Edhe njëherë urime”.