Çështja çame/ Pyetja e Klodiana Lalës ndaj avokatëve të Belerit, reagon PDIU: Gazetarja i kërkoi pozicionimin ndaj kësaj plage genocidiale

ceshtja came pyetja e klodiana lales ndaj avokateve te belerit reagon pdiu gazetarja i kerkoi pozicionimin ndaj kesaj plage genocidiale
ceshtja came pyetja e klodiana lales ndaj avokateve te belerit reagon pdiu gazetarja i kerkoi pozicionimin ndaj kesaj plage genocidiale

PDIU ka reaguar pas përplasjes që gazetarja Klodiana Lala pati me avokatët e Fredi Belerit, të cilët mbajtën një konferencë sot në Tiranë.

Lala iu drejtua atyre duke u kërkuar një koment për çështjen e pronave çame, koment të cilin asnjë prej tyre nuk e dha, por deklaruan se nuk ishin në Tiranë për ‘këtë punë’.

Në reagimin e PDIU, shprehet respekt për gazetaren e News24, e cila sipas tyre ka thyer heshtjen për Çamërinë.

Deklarata e PDIU:

#thyejheshtjenperÇamerine
Respekt per gazetaren Klodiana Lala qe sot theu heshtjen e medias per Çamerine.
Ne konferencen per shtyp te avokateve te Belerit, gazetarja i kerkoi pozicionimin e tyre ndaj kesaj plage genocidiale te nje krahine te martirizuar.
Si gjithmone avokatet e te drejtave te njeriut Beleri heshtin perpara masakrave kolektive mbi shqiptaret e Çamerise ndersa Vangjel Dule e cileson abuzim me profesionin ate qe ne fakt na ben nder te gjithe shqiptareve.
Cilido qe ka gjak shqiptari ti bashkohet fushates #thyejheshtjenperÇamerine
Respekti me i thelle per Klodiana Lalen

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →