Ish-deputeti i PD, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka komentuar arrestimin e Jorgo Goros dhe zhvillimet e tjera rreth Himarës.
Boçi u shpreh se çështja e arrestimit të Fredi Belerit është elektorale, ndërsa ajo e Goros është me natyrë korruptive.
Sipas tij arrestimi i Goros është një kalkulim politik për të shkëputur çështjen e investitorëve strategjikë nga korrupsioni i Goros dhe për të përmbyllur si shpërdorim detyre.
“Çështja Beleri është elektorale, ndërsa ajo e Goros është korruptive. Për të arritur te Goro duhet të ndiqej një rrugë tjetër, jo kallëzimi i zotit Beleri. Hetimi duhet të kishte nxjerrë edhe falsifikimin e pronës, pra mënyrën si u mor investimi, duhet të hetohej konflikti i interesit për ministren Xhaçka dhe bashkëshortin e saj. Goro ka qenë i vetëdijshëm në mënyrën si ka vepruar. Hetimi duhet të ishte më i gjerë. Goron e detyron ligji. Nëse futemi te pjesa e Goros, ishte një kalkulim politik për të shkëputur çështjen e investitorëve strategjikë nga korrupsioni i Goros dhe për të përmbyllur si shpërdorim detyre.
Nëse ka një aferë, ajo është mënyra e sjelljes së kryeministrit, kreut të bashkisë në raport me pronat e Himarës. Rasti i Gaçit nuk është i pari, është Pëllumb Gjoka dhe raste të tjera. Ky duhet të ishte hetimi i SPAK dhe brenda tij të ishin edhe Xhaçka dhe Gaçi. Vendosja e paraleleve mes Belerit dhe Goros më duket absurditet. Është çështje elektorale ajo e Belerit, jo nacionalizmi. Edhe e Goros nuk është çështje nacionalizmi, por korruptive”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co