Përmes një letër porosie, drejtuar Francës dhe Belgjikës, Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar që të identifikohen kodet e aplikacionit SKY ECC për çështjen e “Toyota Yaris” ku u gjetën 3.4 milion euro.
Letër porosia është dërguar pas arrestimit të kryeprokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, pasi ka dyshime për zyrtarë dhe ish-zyrtarë të sistemit të drejtësisë si të implikuar.
Sipas SPAK, bëhet fjalë për ndikime tek funksionarë të drejtësisë për të lehtësuar dosjen “Toyota Yaris”, që nga një hetim për grup kriminal dhe pastrim parash prej 3.4 milionë euro u mbyll me një të dënuar, për mosdeklarim të të ardhurave në kufi.
Kujtojmë se në qershor 2018, ndodhi sekuestrimi i gati 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit, çshtje e cila shpërtheu ndërthurje e krimin e organizuar me botën e politikës në Shqipëri.
Paratë u gjetën mëngjesin e 24 qershorit të ndara në 3.336.700 euro dhe 80 mijë franga zvicerane si dhe të fshehura në tapiceritë e dyerve anësore të dy makinave të importuara nga Belgjika.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co