Bota

“Çështje politike!”- Berisha i pandehur nga SPAK, Sulo: Po hetohet për një akt kolegjial të para 18 viteve! Qeveria aktuale ka shumë vendime të së njëjtës formë

ceshtje politike berisha i pandehur nga spak sulo po hetohet per nje akt kolegjial te para 18 viteve qeveria aktuale ka shume vendime te se njejtes forme





































“Çështje politike” e ka cilësuar gazetari Arion Sulo hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga SPAK, pasi sipas tij, ai është marrë i pandehur pa u marrë në pyetje për një akt qeverie të para 18 viteve, të marrë në formë kolegjiale.

sula sali berisha

 “Të hetosh Berishën për vendime qeverie para 18 viteve dhe të amnistosh apo më minimalja të zvarrisësh vendimet për të tjerë, për mua është vendim politik për mua”, tha ai.

I ftuar në studion e emisionit “Open” në Neës24, Sulo theksoi se qeveria aktuale ka shumë vendime të së njëjtës formë, të cilat kanë miratuar qindra miliona euro për inceneratorët, për të cilat nuk ka pasur të njëjtin veprim nga ana e drejtësisë.

 “Çështjen e ka çuar PS në SPAK. Ka dy deklarata të Ramës për nxitjen e SPAK. Escobar ka thënë për Berishën se vendimi për non-gratën u mor për gjetjen e korrupsionit dhe u bëri thirrje institucioneve për të marrë në konsideratë këto gjetje.

Unë nuk hyj te provat. Kjo për mua është një çështje politike. Sot kreu i opozitës është marrë i pandehur pa u marrë një herë në pyetje, për një akt, një vendim qeverie i para 18 viteve. Një vendim kolegjial. Nga ana tjetër kemi vendime kolegjiale të kësaj qeverie që kanë dhënë firma për qindra miliona euro të inceneratorëve. Janë vendime kolegjiale dhe nuk pyetet askush. Ka minimumi shkelje të barazisë para ligjit.

Të hetosh Berishën për vendime qeverie para 18 viteve dhe të amnistosh apo më minimalja të zvarrisësh vendimet për të tjerë, për mua është vendim politik. Ky do jetë fillimi i fundit të asaj strukture për mua”, tha ai.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts