Çfarë nuk duhet të bëni kur digjeni nga dielli, ja çfarë këshillojnë dermatologët

cfare nuk duhet te beni kur digjeni nga dielli ja cfare keshillojne dermatologet





































Më në fund vera duket sikur ka nisur me të vërtetë. Njerëzit po i gëzohen shumë plazhit dhe ditëve të nxehta, një gëzim që gjithsesi shoqërohet me rrezikun e djegies nga dielli.

djegie-diell-1024x575

Ajo mund të shmanget duke kufizuar ekspozimin në diell, por kur dëmi është bërë, krahas kurave të ndryshme që mund të provoni, këshillohet të shmangni disa gabime që mund të përkeqësojnë gjendjen tuaj.

Mos vishni rroba të ngushta

Kur pësoni djegie nga dielli, trupi juaj përpiqet t’i përgjigjet traumës duke rritur rrjedhën e gjakut në zonat e djegura.

Kjo rezulton në skuqje, ngrohtësi dhe inflamacion në atë zonë. Veshja e rrobave të ngushta mund të çojë në ënjtje dhe krijimin e flluska të mëdha.

Mos harroni hidratimin

Djegiet i bëjnë më shumë dëm trupit tuaj sesa thjeshtë të shkaktojnë dhimbje. Ato e dehidratojnë lëkurën, prandaj sigurohuni që të pini ujë shtesë dhe lëngje për disa ditë.

Mos vendosni produkte kozmetike në lëkurë

Një gjë që nuk duhet të bëni pasi keni pësuar djegie nga dielli është të vendosni në lëkurë produkte kozmetike.

Ato do të rrisin rrezikun për ndonjë infeksion ose reaksion alergjik, i cili do ta përkeqësojë situatën. Djegia do të shërohet më mirë dhe më shpejt, nëse e lini lëkurën tuaj të marrë frymë.

Mos e gërvishtni lëkurën tuaj

Lëreni lëkurën të ripërtërihet natyrshëm. Hidratojeni atë herë pas here me prodiktin që keni zgjedhur. Kjo do të përmirësojë pamjen e lëkurës dhe do ta ndihmojë atë të shtresohet natyrshëm dhe në mënyrë të barabartë.

Mos i ngacmoni flluskat me ujë

Flluskat e krujuara në lëkurë, shërbejnë për një qëllim shumë të rëndësishëm, që është mbrojtja e plagës. Nëse një flluskë ju lëndon shumë, vendosni aloe vera.

Kujdes nga pastruesit e lëkurës

Produktet që përdoren për të larguar qelizat e vdekura nga lëkura ose ato që përmbajnë acid glikolik, retinoide ose acid salicilik, janë jashtëzakonisht të dëmshme për lëkurën tuaj, veçanërisht kur ka pësuar djegie nga dielli.

Prisni rreth tre ditë para se të përdorni ndonjë nga këto produkte dhe sigurohuni që t’i aplikoni me kujdes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →